Elbasan/ Zjarr në kodrat e Karinës, forcat zjarrfikëse në terren, në ndihmë edhe helikopteri i ushtrisë - Gazeta Express
string(100) "elbasan-zjarr-ne-kodrat-e-karines-forcat-zjarrfikese-ne-terren-ne-ndihme-edhe-helikopteri-i-ushtrise"

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 9:18

Elbasan/ Zjarr në kodrat e Karinës, forcat zjarrfikëse në terren, në ndihmë edhe helikopteri i ushtrisë

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 9:18

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, duke përhapur flakët në territorin e Peqinit dhe në Sinaballaj në bashkinë e Rrogozhinës.

Përpjekjet për ta vënë nën kontroll vijojnë intensivisht, ndërsa sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dhe ato mjedisore janë të konsiderueshme.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për të lokalizuar dhe shuar vatrat aktive.Në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe banorë të zonës të cilët po kontribuojnë në mënyrë vullnetare për përballimin e emergjencës. Gjithashtu, në operacion është angazhuar dhe helikopteri i ushtrisë, i cili po ndihmojn nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Autoritetet si gjithmonë në raste të situatave të tilla të emergjencave bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, ndërkohë që situata mbetet ende kritike dhe nën monitorim të vazhdueshëm.Ndërkohë, një tjetër zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.