Policia rajonale në Prishtinë sekuestroi javën e kaluar 9 armë zjarri - Gazeta Express
string(69) "policia-rajonale-ne-prishtine-sekuestroi-javen-e-kaluar-9-arme-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 10:06

Policia rajonale në Prishtinë sekuestroi javën e kaluar 9 armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 10:06

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës.

“ Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  200 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 49 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.  Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 9 armë zjarri dhe janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.

“Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4131 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 905 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil.”