Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi dyshohet se e kanë sulmuar njësitin policor derisa po i shqiptonin gjobë.
Lëndimë trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe një nga të dyshuarit.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & PENGIM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Nëna Terezë, Pejë / 13.07.2025 – 19:51. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”