Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, Rama mbledh deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtorët e Bashkisë - Gazeta Express
string(108) "pas-aksionit-per-lirimin-e-hapesirave-publike-rama-mbledh-deputetet-e-qarkut-tirane-dhe-drejtoret-e-bashkise"

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 8:50

Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, Rama mbledh deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtorët e Bashkisë

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 8:50

Ka nisur paraditen e sotme mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Tiranës dhe drejtues të institucioneve vendore në kryeqytet. Takimi po zhvillohet në kuadër të një turri të mbledhjeve në terren që kreu i qeverisë ka nisur ditët e fundit.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndërsa fokusi i diskutimeve janë problematikat e konstatuara në terren, sidomos ato që lidhen me zbatimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.