Hoti i Plavës së Gucisë i braktisur nga shqiptarët, thonë se shumicën i “mori” Amerika - Gazeta Express
string(83) "hoti-i-plaves-se-gucise-i-braktisur-nga-shqiptaret-thone-se-shumicen-i-mori-amerika"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 7:08

Hoti i Plavës së Gucisë i braktisur nga shqiptarët, thonë se shumicën i “mori” Amerika

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 7:08

Ashtu siç janë braktisur shumë zona të thella ku kanë jetuar shqiptarët, edhe Hoti i Plavës së Gucisë e ka përjetuar këtë trend. Pavarësisht bukurive të rralla, banorët kanë migruar nga aty. Megjithatë ata pak njerëz që jetojnë shpresojnë se do të popullohet sërish.

“Në vitin 1938 ishim 70 shtëpi këtu në Hot. Tash jemi dimrit nja 5 a 6 shtëpi e verës nja 30 dalin prej Plavës që janë e o boshatua vendi, më së shumti në Amerikë. Vetëm prej Haxhajve kemi 92 shtëpi në Amerikë, pa i marrë Hysenajt, Mujajt, Mehajt” deklaroi Ramë Sinani nga Hoti.

Deri 4700 veta janë prej Hoti në Nju Jork momentalisht, th ai.

“Por ata njerëz që kanë shkuar dhe duhet me kontribu këtu, e mbajnë mend këtë vend të vuajtjeve, po nuk ngrehin shumë për me investu këtu. Tash është gjenerata e tretë ka vjen edhe është shumë vështirë me vendosë me e ba ndonjë investim diçka po këta çka jemi këtu kishte qenë mirë me u ringjallë e me ba diçka”, tha ai.

Por, ka shpresë për kthim, kështu mendojnë ata që jetojnë këtu. E njëri nga ta është Kujtim Fazlia i cili pas 24 vitesh vendosi që të kthehet dhe të jetoj në Hotin e Plavës.

“Kam pas 18 vjet kur më është dashur për krye nate me lëshu vendin tim. Dita më e vështirë në jetën time ka qenë ajo, edhe u bën 24 vjet, jo sot jo nesër, por tash e kam vendosur me u kthye e me gjet punë këtu mos me e humb identitetin, gjuhën edhe gjakun se ata të parët tonë kanë qenë edhe të burgosur, e kam pas gjyshin 15 vjet, edhe nuk i ka lëshue këto troje” tha Kujtim Fazlia.

Sibora Haxhaj është nxënëse në Plavë.

“Këtu në Hot është vendlindja e babës kemi qejf shumë, jetojmë edhe në Plavë. Tani jam në vit të parë në gjimnaz këtu në Plavë, për më tutje mendoj në Prishtinë me e krye”, tha ajo.

Hoti i Kujit, apo Hoti i vendit siç i thonë banorët vendas, shtrihet në juglindje të krahinës së Plavë e Gucisë, ndërsa sipas dokumenteve arkivore daton që nga viti 1330. /RTK