Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.
‘Blutë e Londrës’ e nisën në mënyrë fantastike këtë takim, duke mos treguar aspak frikë ndaj kampionit të Evropës.
Të besuarit e Enzo Marsecas e gjetën golin e avantazhit në minutën e 22-të përmes Cole Palmer i cili realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.
Ishte pikërisht Palmer i cili shënoi një gol identik vetëm disa minuta më vonë (30’) për të dyfishuar epërsinë e londinezëve.
Epërsia prej dy golash nuk i bëri përshtypje ‘Bluve të Londrës’ të cilët vazhdimisht ishin në kërkim të golit të tretë.
Pas disa tentimeve erdhi edhe goli i tretë, ku sërish vendimtar doli të jetë Palmer, i cili kësaj radhe ishte në rolin e asistuesit.
Reprezentuesi anglez dhuroi një pasim milimetrik në drejtim të sulmuesit Joao Pedro, i cili me plotë klas shënoi përballë Donnarummas për rezultatin 3-0.
Në pjesën e dytë PSG-ja mori inciativën, por duke mos arritur në asnjë rast të rrezikojë seriozisht portën e gjigantit anglez.
Duke marrë parasysh epërsinë e thellë të krijuar pas pjesës së parë, Chelsea arriti që me plotë sukses ta menaxhojë atë në të dytën, për të marrë fitoren.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...