Haradinaj pas takimit me Brendan Hanrahan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve - Gazeta Express
string(124) "haradinaj-takohetme-zyrtarin-e-larte-amerikan-kosova-mbetet-e-perkushtuar-per-tu-bere-pjese-e-natos-me-mbeshtetjen-e-shba-ve"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 18:07

Haradinaj pas takimit me Brendan Hanrahan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 18:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming.

Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar siç thotë ai rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-në.

Ai ka shkruar në Facebook se Kosova mbetet e përkushtuar në anëtarësim të plotë në NATO dhe mbëshetja e SHBA-ve në këtë rrugë është shumë e rëndësishme.

“Në Ambasadën Amerikane pata kënaqësinë të takohem me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Në takim theksova rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me SHBA-në, si dhe nevojën për të thelluar partneritetin në fushën e sigurisë”.

“Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë.  Aleanca jonë më Amerikën është e përjetshme dhe e pathyeshme, ndërsa përkushtimi ynë si vend është i palëkundur për ta forcuar këtë aleancë çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Express