Zyrtari i State Departmentit shkon në Film City, Komandanti i KFOR'it e informon për sigurinë në Kosovë dhe rajon - Gazeta Express
string(111) "zyrtari-i-state-departmentit-shkon-ne-film-city-komandanti-i-kforit-e-informon-per-sigurine-ne-kosove-dhe-rajon"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 13:01

Zyrtari i State Departmentit shkon në Film City, Komandanti i KFOR’it e informon për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 13:01

KFOR ka njoftuar se komandanti Enrico Barduani është takuar me Zyrtarin e Lartë të DASH’it për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Hanrahan ka qenë i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

KFOR thotë se Barduani ka dhënë një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal.”