Partitë opozitare kanë vazhduar seancën edhe pasi ajo është ndërprerë nga kryesuesi Avni Dehari.
Nga PDK foli Fadil Demaku, ndërsa nga LDK Armend Zemaj.
Demaku tha se VV “vijnë e shkojnë sikur ua ka borxh ky vend”.
“Kjo vjen si rezultat kur i jepet mundësia atyre që skanë asnjë kontribut dhe s’mbajnë asnjë përgjegjësi për shtetin.”
Zemaj tha se VV kërkon pushtet të plotë dhe të pakontrolluar.
“Parlamentin e sheh si rrezik për kontrollin e saj”, tha ai.
Ndërsa Time Kadrijaj nga AAK tha se VV nuk ka angazhim.
“Në vend që t’i rriten numrat në këtë sallë për këtë komisionin e famshëm të VV’së, ne sot i kemi pasë veç 43 vota për”, tha ajo. /GazetaExpress/