Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH - çfarë u diskutua sipas tij? - Gazeta Express
string(124) "kurti-me-rashiqin-e-rizvanollin-ne-rezidencen-e-diplomates-amerikane-per-takim-me-zyrtarin-e-dash-cfare-u-diskutua-sipas-tij"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 23:02

Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH – çfarë u diskutua sipas tij?

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 23:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Në këtë takim morën pjesë edhe ministrja Artane Rizvanolli dhe ministrin Nenad Rashiq.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

“Diskutuam për mënyrat se si mund të forcojmë më tej marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër të tjera,” shkroi Kurti.

Diplomati amerikan po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht ai ka vizituar Bosnjën, pastaj Serbinë. Pas Beogradit ka udhëtuar drejt Kosovës.