Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini, pasi akuzohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës.
Mediat italiane shkruajnë se karabinierët e Riçione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen.
Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës.