Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar - Gazeta Express
string(55) "makinat-perplasen-koke-me-koke-ne-bulqize-dy-te-lenduar"

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 17:19

Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 17:19

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.