Vjen reagimi i parë nga BE pasi Trump njoftoi taksën 30 % nga 1 gushti, do të synohet arritja e marrëveshjes me SHBA-në - Gazeta Express
string(116) "vjen-reagimi-i-pare-nga-be-pasi-trump-njoftoi-taksen-30-nga-1-gushti-do-te-synohet-arritja-e-marreveshjes-me-shba-ne"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:00

Vjen reagimi i parë nga BE pasi Trump njoftoi taksën 30 % nga 1 gushti, do të synohet arritja e marrëveshjes me SHBA-në

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 17:00

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar pasi SHBA nga 1 gushti ka njoftuar se do të vendosë tarifë tregtare prej 30% për Bashkimin Evropian.

Costa ka thënë se tarifat janë taksa dhe si të tilla nxisin inflacion, pasiguri dhe pengojnë rritjen ekonomike.

Ai ka thënë se përkrah presidenten Von Der Leyen në arritjen e një marrëveshje me SHBA-në.

“BE-ja mbetet e vendosur, e bashkuar dhe e gatshme për të mbrojtur interesat tona, në mbështetje të plotë të Presidentes Von der Leyen dhe përpjekjeve të Komisionit për të arritur një marrëveshje të drejtë me SHBA-në”,ka shkruar ai.