Policia e Sarandës ka realizuar një aksion të pazakontë mbrëmjen e së premtes, që ka përfunduar me arrestimin e tre të rinjve.
Uniformat blu kanë ndaluar për kontroll një veturë luksoze të tipit “Porsche” në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar. Njëri nga të dyshuarit, Ervis Cukali, 27 vjeç, ka tentuar të ikë duke u futur në det, por është kapur nga patrulla e Policisë Kufitare.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur edhe çantën që Cukali mbante me vete, ku u zbulua një pistoletë me 16 fishekë.I riu rezulton të jetë person në kërkim për sigurim kushtesh për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa tashmë ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës. Në pranga kanë përfunduar edhe dy personat që ndodheshin me të në veturë: Endri Doku dhe Imer Gega.