Qeveria reformë në AKU, pezullohen inspektimet pa plan, nis rivlerësimi i inspektorëve - Gazeta Express
string(84) "qeveria-reforme-ne-aku-pezullohen-inspektimet-pa-plan-nis-rivleresimi-i-inspektoreve"

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 15:24

Qeveria reformë në AKU, pezullohen inspektimet pa plan, nis rivlerësimi i inspektorëve

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 15:24

Aktiviteti i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) hyn në një fazë të re kontrolli dhe reformimi, pas paralajmërimeve të bëra më herët nga kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi sot një sërë masash për të forcuar transparencën dhe standardet e punës në AKU.

Ajo urdhëroi pezullimin e të gjitha inspektimeve të pa planifikuara dhe të pa miratuara, ndërsa bëri të ditur ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me pesë anëtarë, ku tre prej tyre do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Sipas Denajt, komisioni do të rivlerësojë trupën aktuale të inspektorëve, por edhe do të përzgjedhë aplikantë të rinj, me qëllim ndërtimin e një profili të ri inspektues që respekton ligjin dhe mbron interesin e konsumatorit.

“Rritja e ankesave nga bizneset dhe subjektet ushqimore, mungesa e planeve të qarta dhe praktikat e papërshtatshme të inspektimeve na detyruan të marrim masa të menjëhershme. Ky proces do të sjellë një qasje dhe etikë të re brenda institucionit” u shpreh ministrja Denaj.