"Bingo", Fitore Pacolli "e gjen" palën bllokuese në Kuvend, kërkon t'iu merren mandatet: S'mund të vazhdojmë kështu - Gazeta Express
string(106) "bingo-fitore-pacolli-e-gjen-palen-bllokuese-ne-kuvend-kerkon-tiu-merren-mandatet-smund-te-vazhdojme-keshtu"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 15:14

“Bingo”, Fitore Pacolli “e gjen” palën bllokuese në Kuvend, kërkon t’iu merren mandatet: S’mund të vazhdojmë kështu

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 15:14

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës i takon është duke insistuar në emrin e Albulena Haxhiut në mbi 40 seanca.

Sipas saj, këto parti po e shkelin Kushtetutën dhe rregulloren.

“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon”, ka shkruar ajo.

Pacolli është treguar rigoroze duke propozuar që nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në fund të muajit, t’iu merren mandatet atyre që refuzojnë të votojnë.

“Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka përfunduar ajo.