Theth/ IKMT vijon prishjet, tensione dhe prezencë e shtuar policie pas incidentit me molotov - Gazeta Express
string(90) "theth-ikmt-vijon-prishjet-tensione-dhe-prezence-e-shtuar-policie-pas-incidentit-me-molotov"

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 15:11

Theth/ IKMT vijon prishjet, tensione dhe prezencë e shtuar policie pas incidentit me molotov

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 15:11

Prej një jave, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) po kryen aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit, një nga zonat më të njohura turistike në Shqipëri.

Gjatë ditës së shtunë, në fshat është shtuar ndjeshëm prezenca e Policisë së Shtetit, pas një incidenti të rëndë që ndodhi të premten, kur persona ende të paidentifikuar tentuan të digjnin një urë dhe hodhën bomba Molotov në drejtim të një fadrome të IKMT-së.

Policia deri tani nuk ka identifikuar autorët e sulmit, ndërsa tensionet mes banorëve dhe punonjësve të IKMT vijojnë. Banorët, të cilëve u prishen banesat apo ndërtesat e ndërtuara pa leje, janë përplasur verbalish me ekipet që po kryejnë shembjet.

“Jo me Molotovë, o zotëri, çfarë faji ka punonjësi i fadromës?”, është dëgjuar të thotë një qytetar, ndërkohë që mjetet e rënda kanë vazhduar të shembin objektet që, sipas autoriteteve, janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Brenda pak ditësh, fshati i njohur për mikpritjen dhe fluksin e turistëve është kthyer në një zonë ku të vetmit vizitorë janë punonjës të institucioneve shtetërore, me dhe pa uniformë.