Sezoni që sapo mbaroi ishte i dyti në Kategorinë Superiore që u luajtë në formatin e “Final Four”.
Është Egnatia që në të dy herat u shpallë kampione e Shqipërisë, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe pse ka pasur shumë ankesa dhe kritika në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit për implementimin e “Final Four”, ky format do të vazhdojë edhe për sezonin e ri, 2025/26, raporton “Telesport”.
Mirëpo, mediumi shqiptar bënë me dije se ky format do të pësojë dy ndryshime, me klubet që po ashtu kanë votur pro këtyre risive.
Një ndër to është edhe ‘kopjimi’ i modelit belg, me pikët e katër klubeve të para që do të përgjysmohen pas sezonit të rregullt.
Derisa, ndryshimi i dytë do të jetë: Luhen 6 ndeshje në total në “Final Four”, të gjitha në “Air Albania” dhe – ashtu si vjet – renditja finale përcakton kualifikimin në kupat e Evropës./GazetaExpress/