Rinis operacioni për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Theth - Gazeta Express
string(59) "rinis-operacioni-per-rrenimin-e-ndertimeve-pa-leje-ne-theth"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 12:24

Rinis operacioni për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Theth

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 12:24

Në Parkun Kombëtar të Thethit ka rinisur mëngjesin e sotëm operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje. Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë duke shembur ndërtesa nga 1 deri në 3 kate.

Ndryshe nga një ditë më parë operacioni është duke u zhvilluar më i qetë. Në mbështetje të IKMT-së janë edhe forcat e policisë.

Në Theth janë parashikuar të shemben rreth 60-70 ndërtime pa leje. Banorëve u është dhënë kohë që të heqin strukturat prej druri.

Një ditë më parë situata u tensionua për shkak se persona të paidentifikuar hodhën molotov ndaj forcave të IKMT./Tv Klan