Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi “për shkak të një konflikti për motive të dobëta”, kishte shkuar në lokal me sëpatë dhe kishte kanosur dy persona, raporton Top Channel.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.