Vëllai i Agon Zejnullahut: Duam drejtësi, kërkojmë hetim të plotë dhe transparent e jo heshtje institucionale - Gazeta Express
string(107) "vellai-i-agon-zejnullahut-duam-drejtesi-kerkojme-hetim-te-plote-dhe-transparent-e-jo-heshtje-institucionale"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 11:50

Vëllai i Agon Zejnullahut: Duam drejtësi, kërkojmë hetim të plotë dhe transparent e jo heshtje institucionale

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 11:50

Në qytetin e Lipjanit sot është mbajtur një protestë për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq tragjikisht në duart e pesë policëve të Kosovës derisa po tentonin ta arrestonin.

Në protestë, po marrin pjesë edhe familjarët e Agon Zejnullahut.

“Drejtësi për Agonin”, “Poshtë brutaliteti policr”, kanë qenë thirrjet e protestuesve që janë mbledhur para objektit të Komunës së Lipjanit, për të lëvizur pastaj në drejtim të stacionit të Policisë në këtë qytet.

Vëllai i tij, Alban Zejnullahu, ka thënë se sot kërkojnë hetim të plotë dhe transparent për Agonin, e se si familjarë duan drejtësi në këtë rast.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Agoni nuk është vetëm një emër, është simbol i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, kërkojmë përgjegjësi, veprim ligjor jo heshtje institucionale”, ka thënë ai.