Presidentja e Kosovës gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA ka takuar edhe Ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Dorothy Camille Shea. Në njoftimin në faqen zyrtare të Misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, thuhet se SHBA e konsideron Kosovën si partner të ngushtë dhe strategjik, shkruan Gazeta Express.
Ajo që spikat në këtë njoftim të Misionit amerikan në OKB është pjesa ku thuhet se SHBA është e përkushtuar fuqimisht për njohjen e plotë të Kosovës brenda Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu në njoftim thuhet se është koha për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.
“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe janë të përkushtuara fuqimisht për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur misionin e misionit të OKB-së është tani”, thuhet në njoftim./Express/
Honored to meet with Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS. The United States counts Kosovo as a close strategic partner and is strongly committed to its full recognition within the United Nations. The time to close UNMIK is now. pic.twitter.com/J8LLqzP43g
— U.S. Mission to the UN (@USUN) July 11, 2025