Një fëmijë nëntë muajsh ka vdekur dje në QKUK në Prishtinë pasi fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren nga fshati Gjinoc i Suharekës.
Pa dhënë shumë detaje, policia, që raportoi rastin në raportin 24-orësh, e ka cilësuar si “vdekje e dyshuar”.
“Fsh. Gjinoc, Suharekë.29.06.2025-17:00. Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, u tha në raport.