“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj - Gazeta Express
string(115) "me-foli-ne-shqip-ishte-ne-moshen-e-nenes-sime-kosovare-asllani-ia-dhuron-fanellen-bashkatdhetares-pas-lutjes-se-saj"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 8:40

“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 8:40

Kapitenja e Suedisë, Kosovare Asllani, kishte ndërmend ta mbante fanellën që veshi për paraqitjen e saj të 200-të në fitoren 1-0 të skuadrës së saj ndaj Danimarkës në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të Grave javën e kaluar, por lutjet e një gruaje nga tribunat derisa ajo po largohej nga fusha e shkatërruan këtë ide.

“Ajo ishte në moshën e nënës sime dhe mendova: ‘Nëse ajo vërtet e dëshiron, mund ta ketë’. Unë kam kaq shumë fanella në shtëpi gjithsesi”, u tha Asllani gazetarëve pasi skuadra e saj kaloi në raundet eliminuese pas një fitoreje 3-0 ndaj Polonisë të martën.

“Doja ta mbaja, por kur zëri i gruas tingëllonte kaq i dëshpëruar ndërsa thërriste, vendosa ta dhuroja”.

35-vjeçarja, prindërit e së cilës janë nga Kosova, tha se u habit pak kur dëgjoi tifozen duke e thirrur, e cila më pas u identifikua nga gazeta suedeze Expressen si një 60-vjeçare banore e Gjenevës nga Kosova me emrin Flora, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ishte e këndëshme, e dija që ishte nga Kosova, më thirri në shqip. Ishte në moshën e nënës sime dhe shumë e ëmbël, e meritonte”, tha Asllani.

Tifozja tha se kapitenja suedeze ishte lojtarja e saj e preferuar dhe se kishte një plan për atë që donte të bënte me fanellën.

“Do ta marr fanellën me vete në Kosovë, nga janë prindërit e saj, për të ndarë gëzimin tim me tifozët e saj atje”, tha Flora për Expressen.