Rikthehet i nxehti në fundjavë - Gazeta Express
string(30) "rikthehet-i-nxehti-ne-fundjave"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 7:05

Rikthehet i nxehti në fundjavë

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 7:05

Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë.  Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e shtunë.  Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të vranësirave lokale.  Temperaturat minimale ende do të jenë pak të ulëta, që zbresin në 9C e 12C, orëve të hershme të mëngjesit.  Ndërkohë maksimalet gjatë ditës arrin vlera prej 29C e 31C.  Frynë erë e lehtë perëndimore e jugperëndimore 1-4m/s.

Mot më i nxehtë po parashihet të mbretërojë në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C.  Të hënën shkojnë deri në 33C e 35C.  Ditën e martë vranësira kalimtare që kalojnë përgjatë rajonit sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima. 

Mundësi për reshje më të pakta shiu paraqiten edhe të mërkurën.  Temperaturat zbresin përreth 30C.  Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C. 

Nga dita e hënë fryn erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-7m/s, me hove deri në 10m/s ditën e martë./MendimipërMotin/