Biseda e fundit e pilotëve para rrëzimit të aeroplanit "Air India" që ua mori jetën rreth 270 vetave: Pse e ndale karburantin...? - Gazeta Express
string(122) "biseda-e-fundit-e-piloteve-para-rrezimit-te-aeroplanit-air-india-qe-ua-mori-jeten-rreth-270-vetave-pse-e-ndale-karburantin"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 23:46

Biseda e fundit e pilotëve para rrëzimit të aeroplanit “Air India” që ua mori jetën rreth 270 vetave: Pse e ndale karburantin…?

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 23:46

Një muaj pas aksidentit ajror të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën të paktën 270 persona, është publikuar raporti paraprak nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë (AAIB), që hedh dritë mbi disa nga shkaqet e mundshme të tragjedisë më të rëndë ajrore në Indi në dekada.

Sipas raportit 15-faqësh, të publikuar të shtunën, të dhënat nga regjistruesit e avancuar të të dhënave të fluturimit tregojnë se çelësat e kontrollit të karburantit për të dy motorët janë kaluar nga pozicioni CUTOFF (ndalim karburanti) në RUN (funksionim normal) brenda disa sekondave nga njëri-tjetri. Ky veprim ku u ndërpre furnizimi me karburant, la të dy motorët pa fuqi.

Në regjistrimin e bisedës në kabinë, një nga pilotët dëgjohet duke pyetur: “Pse i ndërpreve?” — me pilotin tjetër që përgjigjet se nuk e kishte bërë një gjë të tillë, shkruan ndtv, transmeton Gazeta Express.

Raporti nënvizon se rikthimi i çelësave nga CUTOFF në RUN pak çaste më vonë, tregon se pilotët tentuan të shpëtonin situatën. Sipas protokolleve, avionët si Boeing Dreamliner 787-8 kanë kapacitet të mjaftueshëm për të vazhduar fluturimin edhe me një motor të vetëm, dhe pilotët janë të trajnuar për raste të tilla.

Megjithatë, regjistrimi i të dhënave u ndërpre disa sekonda më pas. Njëri nga pilotët kishte transmetuar një thirrje emergjence MAYDAY, por kontrolli i trafikut ajror nuk mori më përgjigje. Pak më vonë, avioni u pa duke u rrëzuar jashtë perimetrit të aeroportit.

Avioni, që ishte i mbushur plot me karburant, humbi lartësi me shpejtësi dhe u përplas mbi një konvikt studentësh të mjekësisë, duke shkaktuar shpërthim dhe flakë që morën jetën e të gjithë personave në bord përveç njërit, si dhe rreth 30 personave në tokë.

Raporti gjithashtu konfirmon se menjëherë pas ngritjes ishte aktivizuar Ram Air Turbine (RAT), një sistem emergjent për energji elektrike dhe hidraulike, ndërsa kamerat e sigurisë së aeroportit nuk evidentuan ndonjë prani të dukshme të shpendëve që mund të kishin ndikuar në incident.