Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e Administratës Komunale, i cili është kapluar nga zjarri.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë, reagimi ka qenë i shpejtë, profesional dhe efikas, duke mundësuar që zjarri të vihet nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në hapësira të tjera të objektit.
“Ky reagim i koordinuar dëshmon përgatitjen dhe përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në mbrojtjen e jetës dhe pronës publike,” thuhet në reagimin e komunës.
Nuk është bërë e ditur shkaku i zjarrit dhe as nëse ka pasur të lënduar.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...