Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Dardan Berishës për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Ky vendim u mor me unanimitet në mbledhjen e strukturave të degës lokale të PDK-së. Sipas njoftimit zyrtar, kandidimi i Berishës është vizion për mishërim i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve suharekas.
“Vizioni ynë është mishërim i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve suharekas, prandaj me Kryetarin z. Dardan Berisha dhe listën garuese për Asamblenë Komunale, Suhareka jonë do të hapë një kapitull të ri të qeverisjes, ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë,” thuhet në komunikatën e PDK-së Suharekë.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...