Liverpool ka nisur zyrtarisht ofensivën për të përforcuar repartin e sulmit dhe ka përcaktuar një emër të qartë: Hugo Ekitike. Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të kaluar në futbollin evropian, është kthyer në prioritet për “The Reds” pas largimit të Diogo Jotës dhe pasigurive që rrethojnë të ardhmen e Darwin Núñez.
23-vjeçari francez pati një sezon brilant në Bundesliga, ku realizoi 22 gola dhe dhuroi 12 asistime në 48 ndeshje. Ai iu bashkua Frankfurtit fillimisht në formë huazimi nga Paris Saint-Germain, por pas ndikimit të menjëhershëm, transferimi u bë i përhershëm. Klubi gjerman tashmë e ka vlerësuar Ekitike me rreth 100 milionë euro, duke qenë të vetëdijshëm për interesimin e madh në treg.
Përveç Liverpoolit, Chelsea dhe Manchester United janë dy klubet që kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin. Chelsea ende kërkon stabilitet në repartin ofensiv, ndërsa United vazhdon të vuajë nga mungesa e efikasitetit para portës.
Pavarësisht konkurrencës së fortë, Liverpool beson se projekti sportiv dhe gara për trofe madhorë janë faktorë që mund ta bindin Ekitiken të zgjedhë “Anfieldin”. Ai ka një profil teknik të shkëlqyer, është i shpejtë, me aftësi të lartë finalizimi, dhe përputhet plotësisht me modelin ofensiv të klubit.
Gara për Ekitiken është e hapur, por Liverpool duket i gatshëm të bëjë hapin e parë serioz. Mbetet të shihet nëse shifra e lartë e kërkuar nga Eintracht Frankfurt do ta lejojë klubin nga Merseyside të përmbyllë këtë operacion ambicioz.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...