Berat, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike - Gazeta Express
string(50) "berat-nis-aksioni-per-lirimin-e-hapesirave-publike"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 20:00

Berat, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 20:00

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, Bashkia Berat ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset.

Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë në disa lagje të qytetit, ku janë hequr karriget nga trotuaret dhe janë lënë detyra për prishjen e strukturave të ngritura pa leje me dërrasa.Kontrollet u ushtruan në lagjet “30-Vjetori”, “Mangalem” dhe “10 Korriku”, si dhe përgjatë Pedonales.Bashkia njofton se operacioni do të vijojë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike.