Kryebashkiakët demokratë nuk i binden Ramës për shkarkimin e nënkryetarëve: Nuk zbatojmë urdhra politikë - Gazeta Express
string(103) "kryebashkiaket-demokrate-nuk-i-binden-rames-per-shkarkimin-e-nenkryetareve-nuk-zbatojme-urdhra-politike"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 21:16

Kryebashkiakët demokratë nuk i binden Ramës për shkarkimin e nënkryetarëve: Nuk zbatojmë urdhra politikë

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 21:16

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ultimatum për kryetarët e bashkive, duke i urdhëruar ata që deri ditën e hënë të shkarkonin të gjithë nënkryetarët dhe kryetarët e njësive administrative të bashkive. Megjithatë, kryebashkiakët e partisë Demokratike kanë reaguar duke refuzuar të zbatojnë këtë urdhër.

Fisnik Qosja, kryebashkiaku i Kavajës, i përkrahur nga PD, ka theksuar se ai nuk do të shkarkojë nënkryetarët, pasi e sheh këtë si një kërkesë politike. “Nuk dëgjoj urdhra politikë,” ka thënë Qosja, duke e quajtur këtë një ndërhyrje të papranueshme në autonominë e pushtetit vendor.

Albert Melyshi, kryebashkiaku i Mirditës, gjithashtu ka shprehur kundërshtimin e tij për urdhrin e Ramës. Ai theksoi se pushteti vendor është i pavarur dhe çdo vendim duhet të merret në bazë të performancës dhe jo të udhëhiqet nga urdhra politikë. “Bashkia Mirditë bazohet në bazë të performancës së punës së Administratorit, jo në urdhra politik,” ka theksuar Melyshi për Report Tv.Ndërkohë, Vangjel Tavo, kryebashkiaku i Himarës, ka qenë më i moderuar në reagimin e tij, duke theksuar se nënkryetarët që ai ka emëruar janë të rinj dhe do t’i testojë për performancën e tyre. Ai ka shpjeguar se vendimi për shkarkimin e tyre do të merret vetëm nëse është e nevojshme, pas një periudhe provimi.