Sipas Sky Sport Italia, Napoli ka vendosur të mos rrezikojë më duke pritur përgjigje nga Liverpool për Darwin Nunez, dhe ka vendosur të fokusojë të gjitha përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Udineses, Lorenzo Lucca.
Partenopeët e kishin Nunezin si objektivin kryesor për sulmin dhe ishin në bisedime prej javësh me anglezët, por mungesa e progresit dhe rritja e interesimit të klubeve si Milan dhe Atalanta për Luccën i ka detyruar të ndërrojnë strategji.
Napoli ka arritur marrëveshje personale me Luccën dhe tani janë në fazën finale të negociatave me Udinesen, duke diskutuar detajet për bonuset dhe klauzolat shtesë. Kostoja totale e operacionit pritet të jetë rreth 34 milionë euro.
24-vjeçari iu bashkua Udineses nga Pisa për 8 milionë euro verën e kaluar, pas një periudhe huazimi. Më parë ai ka luajtur edhe për Ajax, Palermo dhe Torino.
Sezonin e kaluar, Lucca shënoi 12 gola në 33 paraqitje në Serie A, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha italiane. Tani duket se është Napoli ai që do ta sigurojë shërbimin e tij si sulmues i ri për projektin e trajnerit të ri./GazetaExpress/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...