Conor Gallagher mund të jetë duke jetuar ditët e fundit si lojtar i Atletico Madrid, pasi klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin anglez gjatë kësaj vere. Gallagher iu bashkua Atleticos verën e kaluar nga Chelsea, për një shumë prej 42 milionë euro, por pavarësisht përkushtimit dhe përshtatjes me grupin, nuk arriti kurrë të konsolidohej si titullar i padiskutueshëm në formacionin e Diego Simeones, shpesh duke luajtur jashtë pozicionit të tij natyral në krahun e majtë.
Sipas Mundo Deportivo, interes konkret ka shfaqur Newcastle United, me trajnerin Eddie Howe që e sheh Gallagher si një element kyç për përforcimin e mesfushës, në një sezon të rëndësishëm ku objektiv është edhe kualifikimi në Champions League. Ai vlerësohet për intensitetin, forcën fizike dhe aftësinë për të depërtuar në zonën kundërshtare – cilësi që përputhen me projektin ambicioz të “Magpies”.
Atletico Madrid është e hapur për shitje, por nuk do të pranojë një ofertë më të ulët se shuma prej 42 milionë euro e paguar vetëm një vit më parë. Nga ana tjetër, vetë Gallagher ndjehet mirë në Madrid, por është i vetëdijshëm se me afrime të reja, roli i tij mund të zvogëlohet edhe më shumë.
Duke qenë se jemi në një vit Botërori, lojtari po e shqyrton seriozisht mundësinë e një largimi për të siguruar minuta të mjaftueshme. Ironikisht, ndeshja miqësore e planifikuar më 9 gusht kundër Newcastle mund të jetë paraqitja e fundit e Gallagher me fanellën e Atleticos.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...