Një përpjekje për tipizimin e austrofilëve shqiptarë - Gazeta Express
string(52) "nje-perpjekje-per-tipizimin-e-austrofileve-shqiptare"

OP/ED

Gazeta Express

11/07/2025 20:05

Një përpjekje për tipizimin e austrofilëve shqiptarë

OP/ED

Gazeta Express

11/07/2025 20:05

Shkruan: Kurt Gostentschnigg

Ne i referohemi këtu teorisë së praktikës (prakseologjisë) sipas Pierre Bourdieu-s[1], e cila përmban këta terma kryesorë: fushë, illusio, doxa, kapitale, si kapital ekonomik, kapital kulturor, kapital social dhe kapital simbolik, dhe fushë e pushtetit. Termi kryeurë i referohet modelit “qendër-periferi”[2], sipas të cilit bota përbëhet nga kombe në qendër dhe kombe në periferi dhe çdo komb në vetevete ka një qendër e një periferi të tijën. Kryeura është baza e ndikimit të kombit në qendër mbi një komb në periferi. Në këtë rast është fjala për elitën vendase, e cila është e gatshme për bashkëpunim dhe i përshtatet gjerësisht botëkuptimit të metropolit, me interesa vetiakë për ruajtjen e raporteve ekzistuese. Ky model është pikënisja e teorisë se imperializmit informal ose të imperializmit kulturor të Johan Galtung-ut[3] me termat e saj kyç dhunë strukturore dhe dhunë kulturore.

Fusha e Austrofilëve Shqiptarë përbëhej nga aktorë të ndryshëm individualë dhe kolektivë, të cilët duhen parë në mënyrë të diferencuar.[4] Ata u përkitnin shtresave të ndryshme sociale dhe kishin motive të shumëllojshme për të qenë pjesë e kësaj fushe. Duke marrë parasysh larminë e dukshme të aktorëve kolektivë, ne mund të flasim patjetër për nënfusha, të cilat dallohen për sa u përket termave kyçë doxa, illusio dhe kapitale. Udhëheqësit e fiseve katolike të Shqipërisë së Veriut, klerikët katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe bejlerët myslimanë të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, tri nënfusha potenciale të Fushës së Austrofilëve të Monarkisë së Dyfishtë në vendbanimet shqiptare, kishin fillimisht vetëm pak lidhje me njëra-tjetrën. Kryetarët e fiseve dhe klerikët e Veriut kishin më shumë lidhje me njëri-tjetrin sesa me bejlerët e Jugut.

Le të shohim dallimet në doxa dhe illusio të këtyre tri nënfushave. Jeta, zakonet dhe pikëpamjet e anëtarëve të fiseve të Shqipërisë së Veriut ishin të formuara nga kanuni, e drejta zakonore tradicionale, e njohur si doxa-ja e malësorëve. Klerikët shqiptarë të Shqipërisë së Veriut, gjithashtu të rritur në botën e kanunit, ishin të ndikuar kulturalisht nga kolegët e tyre italianë dhe austro-hungarezë dhe të formuar fetarisht nga mësimi katolik, pra doxa-ja e të krishterëve, ku duhet evidentuar ndryshimi midis klerit qytetar dhe klerit fshatar. Bejlerët myslimanë ishin të ndikuar kulturalisht nga orienti dhe otomanizmi dhe të formuar fetarisht nga shkollimi islamik, ndryshe doxa-ja e myslimanëve.

Çdo nënfushë kishte illusio-n, d.m.th. qëllimin e vet. Fiset e Shqipërisë Veriore synonin zakonisht një ekspansion të territoreve të tyre në kurriz të fiseve fqinje dhe një autonomi brenda Perandorisë Osmane. Më i suksesshmi këtu ishte  kapedani i Mirditës Prenk Bibë Doda. Kleri i Shqipërisë Veriore – nën drejtimin e abatit të Mirditës Prenk Doçi – ëndërronte për një principatë katolike të emërtuar “Shqipëri e Epërme”. Deri në Luftrat Ballkanike bejlerët e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore lëkundeshin midis opsioneve të autonomisë brenda Perandorisë Osmane dhe pavarësisë së vilajeteve të bashkuara shqiptare. Që nga Kongresi i Berlinit përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar përpiqeshin – edhe me ndihmën e njërës ose tjetrës fuqi të madhe, si Austro-Hungaria dhe Italia – të krijonin një illusio të përbashkët, e cila do të stimulonte zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe themelimin e një shteti të pavarur kombëtar. Ministrisë së Jashtme austro-hungareze, interesat e së cilës në rastin e shembjes së Perandorisë Osmane konvergonin me interesat e patriotëve shqiptarë, i duhej vetëm të merrte në dorë frenat e drejtimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke u përpjekur që t’i bashkonte të gjitha këto nënfusha në një fushë të vetme austrofile.

Aktorët individualë konkurronin me anë të kapitalit ekonomik, kulturor, social dhe simbolik të tyre për ruajtjen ose ndryshimin e marrëdhënieve të pushtetit brendapërbrenda Fushës së Austrofilëve. Lidhur me kapitalin simbolik duhet bërë dallimi midis atij që njihet si prestigji mes të barabartëve, pra prestigji që aktorët kishin midis njëri-tjetrit, dhe prestigjit që ata gëzonin në popullsinë lokale. Fitimi i kapitaleve duhet shqyrtuar për çdo rast në studime të veçanta. Këtu mund të bëjmë vetëm vërejtje përgjithësuese.

Kryetarët e fiseve katolike të Shqipërisë Veriore e fitonin kapitalin e tyre ekonomik – në varësi të madhësisë së territorit të fisit – nga madhësia e pronës së tyre, nga përmasa dhe pjelloria e kullotës së përdorur vetëm nga ata, nga numri i bagëtisë së tyre dhe nga madhësia e presë së luftës në kohët e konfliktit me fiset fqinje, me shtetet fqinje ose me qeverinë osmane. Sa i përket kapitalit kulturor të kryetarëve të fiseve katolike, vështirë të arrihet në përfundime shteruese. Për shembull lidhur me Marka Gjonin dhe Prenk Bibë Dodën, as në literaturë as në arkiva të konsultuara deri më tani nuk gjenden të dhëna mbi një shkollim të mundshëm. Doda, për shkak të qëndrimit në Stamboll, në kohën e rinisë së tij, mund të kishte ndjekur ndonjë shkollë atje. Kapitali social i bajraktarëve dhe kryetarëve fisnorë qëndronte në aftësinë për të lidhur besë ose aleancë me udhëheqësit e tjerë fisnorë për nxitjen dhe ruajtjen e paqes të fisit të vet me fiset fqinje. Për sa i përket kapitalit simbolik në kontekstin shoqëror të malësisë shqiptaro-veriore, ne duhet të diferencojmë midis prestigjit brenda fisit të vet dhe prestigjit nën fiset e tjera. Prestigji përkatës ushqehej nga nderi personal dhe familjar, nga zbatimi zemërgjerë i së drejtës së mikpritjes, sukseset e gjuetisë, aftësia e qitjes dhe trimëria në konflikte luftarake.

Kapitali kulturor i anëtarëve të klerit katolik të Shqipërisë Veriore përbëhej nga vendi, grada dhe suksesi i shkollimit të kryer si dhe nga pozita e arritur brenda hierarkisë kishtare. Prestigji i tyre në popullsinë lokale varej nga fakti, nëse bëhej fjalë për një klerik shqiptar apo të huaj. Në rast se ai ishte një i huaj, atëherë ishte me rëndësi, nëse ai ishte italian apo austriak dhe nëse banorët lokalë ishin italofilë apo austrofilë me shumicë. Sigurisht luante një rol se cila nga të dy fuqitë e mëdha angazhohej diplomatikisht dhe politikisht më shumë për interesat shqiptarë dhe cila nga të dy propagandat në vend ishte më aktive dhe më efektive. Prestigji i atyre klerikëve shqiptarë, të cilët i përkitnin kryeurës së Austro-Hungarisë, shtohej në popullsinë lokale, kur ajo ishte gjithashtu austrofile me shumicë.

Për shkak të çifligjeve dhe pasurisë së tyre financiare bejlerët myslimanë të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore kishin zakonisht edhe kapital ekonomik të konsiderueshëm. Kapitali i tyre kulturor varej nga vendi dhe grada e edukimit dhe nga fakti, nëse ata ishin nëpunës të administratës lokale osmane ose të qeverisë perandorake. Kapitali i tyre social përbëhej nga numri i të afërmve dhe nga marrëdhëniet me familje të tjera të bejlerëve, me eliten osmane në Stamboll dhe me konsullata, ambasada dhe qeveri të Fuqive të Mëdha. Nga e gjitha kjo krijohej kapitali i tyre simbolik, për shtimin e të cilit, duke nisur nga viti 1900, luante një rol gjithnjë e më të madhe edhe përkatësia në “partinë kombëtare”.

Lojaliteti i aktorëve individualë dhe kolektivë ndaj qendrës ndryshonte sipas gradës dhe kohëzgjatjes, kështu që ata mund t’i përkitnin njëkohësisht  kryeurës së një qendre tjetër ose pas njëra-tjetrës kryeurës së disa qendrave të tjera. Për periudhën kohore nga aksioni për Shqipërinë 1896/1897 deri në fund të Luftës së Parë Botërore dalloheshin tre tipa të aktorëve austrofilë ose partner: tipi vazhdimisht besnik/lojal; tipi përkohësisht besnik/lojal dhe tipi luhatës/manovrues. Tipi austrofil vazhdimisht besnik/lojal ishte lojal gjatë gjithë zgjatjes së bashkëpunimit midis qendrës dhe kryeurës. Tipi austrofil përkohësisht besnik/lojal ishte lojal në faza të caktuara kalimtare, d.m.th. ai mund t’i përkiste për disa vite kryeurës së njërës qendre dhe pastaj mund të kalonte në kampin e një qendre tjetër dhe të bëhej kundërshtar i qendrës së mëparshme. Tipi austrofil luhatës/manovrues kalonte sipas interesave midis kampeve të dy ose madje disa qendrave ose u përkiste njëkohësisht kampeve të dy ose madje disa qendrave. Sipas Nopcsa-s, korruptimi i shumicës së shqiptarëve austrofilë kishte ndodhur në përgjithësi për shkak të ndikimit të “civilizimit”, por në veçanti kishte të bënte me faktin se, nëpërmjet integrimit të Shqipërisë në politikën ballkanike të Fuqive të Mëdha, u paguheshin shqiptarëve ryshfete nga palët e ndryshme.[5] Si pasojë shqiptarët kërkonin gjithnjë e më shumë dhe kërcënonin të kalonin në qendra të tjera konkurruese, kur ryshfetet nuk u mjaftoheshin. Albanologu hungarez pohon se ka ndodhur shpesh që një person u detyrohej disa shteteve.

Individët dhe grupimet e kryeurës austro-hungareze në territoret shqiptare ishin përfaqësuesit e klerit katolik, të fiseve zakonisht katolike të Shqipërisë Veriore – kryesisht në Mirditë dhe Dukagjin –, të çifligarëve më shumë myslimanë të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore si dhe të ish-studentëve shqiptarë në Austro-Hungari, të cilët i përkitnin elitës intelektuale me edukim perëndimor. Personalitetet më të njohura përkatëse ishin Gjergj Pekmezi, Syrja Bej Vlora, Eqrem Bej Vlora, Ferit Bej Vlora, Fazil Bej Pasha Toptani, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemal Vlora, Prenk Bibë Doda, Marka Gjoni, Aqif Pasha Elbasani/Biçakçiu, Myfit Bej Libohova, Faik Bej Konica, Lazër Mjeda, Jak Serreqi, Prenk Doçi, Pashk Trokshi, Bajram Curri, Hasan Bej Prishtina, Isa Boletini, Sali Bej Butka dhe Zef Curani.

Në vijim do të përpiqemi t’i klasifikojmë ata sipas të tre tipave të aktorëve austrofilë. Tipit vazhdimisht besnik/lojal i përkitnin me siguri vetëm Lazër Mjeda dhe Gjergj Pekmezi. Tipit përkohësisht besnik/lojal i përkitnin Faik Konica, Myfit Libohova, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina. Tipit luhatës/manovrues i përkitnin Ferit Vlora, Prenk Doçi, Pashk Trokshi, Ismail Qemal Vlora, Luigj Gurakuqi, Prenk Bibë Doda dhe Marka Gjoni. Syrja Vlora, Eqrem Vlora, Aqif Elbasani/Biçakçiu, Bajram Curri, Sali Butka, Fazil Toptani dhe Jak Serreqi duhen parë me pikëpyetje: ose si pjesë e tipit të parë ose të tipit të dytë të aktorëve austrofilë.

Një gjë mund të themi: shumicën e përfaqësuesve e gjejmë në tipin përkohësisht besnik/lojal dhe tipin luhatës/manovrues, të cilët duket se i shkojnë për shtat situatës së shqiptarëve. Kalimet midis këtyre dy tipave janë gjithashtu të rrjedhshme, dhe prandaj kategorizimi i përfaqësuesve të tyre mund të variojë sipas pikëpamjes dhe interpretimit subjektiv. Përveç kësaj nuk kemi mjaft të dhëna në dispozicion mbi të gjithë aktorë individualë austrofilë, kështu që kategorizimi i tyre mund të ndryshojë sipas interpretimit të informacioneve të reja. Një popull i vogël, i cili sa po fillonte të vendosej si komb dhe, për shkak të partikularizmit ende mbizotërues, rrezikohej të shndërrohej në top futbolli në duart e Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, përpiqej në elitën e tij zgjuese të emancipohej nga fuqitë e huaja dhe të mbronte interesat e tij nëpërmjet luhatjes dhe manovrimit. “Luhatje” dhe “manovrim” përdoren këtu në një kuptim neutral, pa asnjë konotacion negativ, sepse gjithcka varet nga motivi dhe qëllimi, dhe qëllimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve austrofilë, krahas përpjekjeve njerëzore për përfitime personale, ka qenë realizimi i aspiratave kombëtare. Gjithashtu nuk duhet harruar se deri më sot në politikën shqiptare është zakon një farë esatizmi[6], d.m.th. koalicione ndryshuese, madje aleanca me “armiq të betuar” sipas koniunkturës politike dhe interesave personalë.[7]

Nga viti 1896 deri të paktën 1914 qendra, pra Austro-Hungaria, mund të kishte vërtet besim vetëm tek disa pak përfaqësues të kryeurës së saj shqiptare në periferi, pikërisht tek Syrja Vlora, Eqrem Vlora, Lazër Mjeda dhe Gjergj Pekmezi. Riorientimi i Syrja Vlorës dhe Eqrem Vlorës lidhur me politikën e jashtme gjatë Luftës së Parë Botërore lejon dy interpretime: nga njëra anë, duke shikuar prapa, mund të hamendësohet se të dy që nga fillimi i Luftës së Madhe nuk do të kishin qenë më iththarë qind për qind të politikës austro-hungareze ndaj Shqipërisë dhe do të kishin filluar tashmë të orientoheshin në drejtim të Italisë; nga ana tjetër duhet të pranojmë faktin që, pas Luftës së Parë Botërore me fundin e Monarkisë Dualiste, zgjedhja e orientimit të politikës së jashtme, përballë interesave antishqiptarë të shteteve fqinje Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, me gjithë rezervat e drejta mund të ishte vetëm Italia. Zhgënjimi i Mjedës që Ministria e Jashtme austro-hungareze nuk kishte qenë në gjendje ta bënte atë arqipeshkëv të Shkodrës, e ulte me siguri një kohë gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Vjenën. Jo më vonë se nga fillimi i Luftës së Madhe, Syrja Vlora nuk e gëzonte më besimin e plotë të Vjenës, gjë që vlente deri në një farë mase edhe për djalin e tij Eqrem Vlorën. Pekmezi, i cili e kalonte pjesën më të madhe të kohës në kryeqytetin austro-hungarez, ku vepronte si albanolog në universitet dhe si njohës i Shqipërisë për Ballhausplatz-in, kishte një pozitë të veçantë midis Fushës së Shkencës, Fushës së Politikës dhe Fushës së Austrofilëve. Vetëm konflikti i tij me komisarin civil August Kral lidhur me Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër gjatë Luftës së Parë Botërore e zbehte në fund kooperimin deri atëherë të padiskutueshëm me Ministrinë e Jashtme austro-hungareze. Në rastin e Aqif Elbasanit/Biçakçiut, Sali Butkës dhe Bajram Currit duhet ende të hulumtohet, se në cilën periudhë, pa marrë parasysh Luftën e Madhe, ata ishin vërtet plotësisht austrofilë. Mbi Fazil Toptanin nuk ka të dhëna të mjaftueshme, që ai të mund të kategorizohej pa diskutim.

Pas shumë viteve Faik Konica u kthye përsëri në kampin italian dhe u bë nga zhgënjimi një kundërshtar i Austro-Hungarisë. Myfit Libohova, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina ishin vetëm që prej periudhës së Luftrave Ballkanike iththarë të betuar të Monarkisë së Dyfishtë. Prenk Doçi, tek i cili pala vjeneze në fillim kishte besim të madh, tregohej gjithnjë e më shumë si faktor i pasigurt italofil, derisa u braktis më në fund pak para Luftrave Ballkanike. Pashk Trokshi bënte që nga fillimi një lojë të dyfishtë me Ballhausplatz-in. Ismail Qemal Vlora ishte kandidati i diskutueshëm i ministrit të jashtëm Berchtold për shpalljen e pavarësisë, pasi e kishte mënjanuar me shkathtësi Syrja Vlorën. Luigj Gurakuqi qëndronte gjithmonë nën dyshimin se ishte edhe një simpatizant i Italisë. Mbështetja austro-hungareze ndaj Marka Gjonit u mohua më 1913 për shkak të agjitacionit të tij proserb, ndërkohë që Prenk Bibë Doda ishte një mjeshtër i lëkundjes midis kampit francez, italian, malazez, serb dhe austro-hungarez.

Faktorët vendimtarë për mosrealizimin e  interesave të Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve austrofilë kanë qenë përmbledhtas si vijojnë: përçarja e klerit katolik të Shqipërisë së Veriut midis Italisë dhe Austro-Hungarisë; regjionalizimi i fiseve verioshqiptare, veçanërisht i mirditasve nën Prenk Bibë Dodën; humbja e ndikimit të Monarkisë Dualiste mbi katolikët e Shqipërisë së Veriut për shkak të rolit negativ të Ludwig von Thallóczy-it gjatë kryengritjes së malësorëve shkodranë në vitin 1883 kundër Perandorisë Osmane për parandalimin e shkëputjeve territoriale të mundshme në favor të Malit të Zi; qëndrimi antiaustro-hungarez për një kohë të gjatë i familjeve të nderuara të pasura toptanase në Tiranë dhe Shqipërinë e Mesme, të cilat paguheshin nga administrata osmane; dështimi i Syrja Vlorës dhe Eqrem Vlorës lidhur me thirrjen e një kuvendi kombëtar; arrestimi disamuajsh i politikanëve shqiptaro-kosovarë të rëndësishem si Hasan Prishtinës në Beograd gjatë Luftës së Parë Ballkanike; qëndrimi ambivalent ose lëkundës ndaj Austro-Hungarisë i aktorëve të rëndësishëm austrofilë si Prenk Doçi, Pashk Trokshi, Prenk Bibë Doda dhe Faik Konica; dështimi pjesërisht i pafaj i Princit austrofil Wilhelm zu Wied; pranimi i parimit të ndërkombëtarizimit në vend të parimit të protektoratit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër lidhur me themelimin e shtetit shqiptar; administrimi i ashpër ushtarak, sidomos në fillim të okupacionit austro-hungarez të Shqipërisë në vitet 1916-1918 si dhe kontradikta permanente midis rretheve drejtuese të politikës së jashtme dhe atyre ushtarake në Vjenë.

Bibliografia

Gostentschnigg, Kurt (2018): Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Wiesbaden: Springer VS. (828 f.).

Gostentschnigg, Kurt (2023): Die Essenz der österreichisch-ungarisch-albanischen Beziehungen. Në: Kolë Ashta dhe studimet albanologjike ndër vite. Studime Shqiptare 30. Shkodra, f. 203-214.

Gostentschnigg, Kurt dhe Kaser, Karl (2014): Albanologjia austro-hungareze 1867-1918 – një rast i imperializmit kulturor? Një projekt kërkimor. Në: Hylli i Dritës 34, nr. 1-2 (279-280), f. 3-26.

Gostentschnigg, Kurt (2018): Albanologjia austro-hungareze: Shkenca nën ndikimin e Fushës së Pushtetit. Në: Të rizbulojmë të përbashkëtat. E shkuara dhe e tashmja e marrëdhënieve Austri-Shqipëri në kaleidoskop. E botuar nga Ministria Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme – Seksioni për Marrëdhëniet Kulturore me Jashtë. Vjena, f. 117-129.

Gostentschnigg, Kurt (2017): The different researcher types. Austro–Hungarian albanology between politics and military. In: Ramadani, Fehari; Kosumi, Bajram (ed.): International scientific conference “Relations between Albanians and Austria–Hungary (Austria) by mid XIX. century to our days”. Skopje, Prishtina: Logos-A, f. 73–86.

Gostentschnigg, Kurt (2021): Ismail Qemal Vlora apo Syrja Vlora? Austro-Hungaria midis tipave të ndryshëm të aktorëve austrofilë. Në: Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit. Akte të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare (27 shtator 2019). Tirana: Akademia e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë, f. 77-94.

Gostentschnigg, Kurt (2016): Die albanischen Parteigänger Österreich–Ungarns. Ein Versuch der Rekonstruktion des Brückenkopf–Feldes an der Peripherie des habsburgischen Zentrums. Në: Shejzat, vëll. 1, nr. 1–2, f. 119–170.

Vlora, Syrja (2013): Kujtime. Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës. Përgatitur për botim nga Marenglen Verli dhe Ledia Dushku, Tirana: Iceberg.

Vlora, Ekrem (1968): Lebenserinnerungen I (1885–1912). München: Oldenbourg.

Galtung, Johan (1990): Cultural Violence. Në: Journal of Peace Research, vëll. 27, nr. 3, f. 291–305.

Papilloud, Christian (2003): Bourdieu lesen. Einführung in eine Soziologie des Unterschieds. Mit einem Nachwort von Loic Wacquant, Bielefeld: Transcript.

Kurt Gostentschnigg

Një përpjekje për tipizimin e austrofilëve shqiptarë

Ne i referohemi këtu teorisë së praktikës (prakseologjisë) sipas Pierre Bourdieu-s[8], e cila përmban këta terma kryesorë: fushë, illusio, doxa, kapitale, si kapital ekonomik, kapital kulturor, kapital social dhe kapital simbolik, dhe fushë e pushtetit. Termi kryeurë i referohet modelit “qendër-periferi”[9], sipas të cilit bota përbëhet nga kombe në qendër dhe kombe në periferi dhe çdo komb në vetevete ka një qendër e një periferi të tijën. Kryeura është baza e ndikimit të kombit në qendër mbi një komb në periferi. Në këtë rast është fjala për elitën vendase, e cila është e gatshme për bashkëpunim dhe i përshtatet gjerësisht botëkuptimit të metropolit, me interesa vetiakë për ruajtjen e raporteve ekzistuese. Ky model është pikënisja e teorisë se imperializmit informal ose të imperializmit kulturor të Johan Galtung-ut[10] me termat e saj kyç dhunë strukturore dhe dhunë kulturore.

Fusha e Austrofilëve Shqiptarë përbëhej nga aktorë të ndryshëm individualë dhe kolektivë, të cilët duhen parë në mënyrë të diferencuar.[11] Ata u përkitnin shtresave të ndryshme sociale dhe kishin motive të shumëllojshme për të qenë pjesë e kësaj fushe. Duke marrë parasysh larminë e dukshme të aktorëve kolektivë, ne mund të flasim patjetër për nënfusha, të cilat dallohen për sa u përket termave kyçë doxa, illusio dhe kapitale. Udhëheqësit e fiseve katolike të Shqipërisë së Veriut, klerikët katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe bejlerët myslimanë të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, tri nënfusha potenciale të Fushës së Austrofilëve të Monarkisë së Dyfishtë në vendbanimet shqiptare, kishin fillimisht vetëm pak lidhje me njëra-tjetrën. Kryetarët e fiseve dhe klerikët e Veriut kishin më shumë lidhje me njëri-tjetrin sesa me bejlerët e Jugut.

Le të shohim dallimet në doxa dhe illusio të këtyre tri nënfushave. Jeta, zakonet dhe pikëpamjet e anëtarëve të fiseve të Shqipërisë së Veriut ishin të formuara nga kanuni, e drejta zakonore tradicionale, e njohur si doxa-ja e malësorëve. Klerikët shqiptarë të Shqipërisë së Veriut, gjithashtu të rritur në botën e kanunit, ishin të ndikuar kulturalisht nga kolegët e tyre italianë dhe austro-hungarezë dhe të formuar fetarisht nga mësimi katolik, pra doxa-ja e të krishterëve, ku duhet evidentuar ndryshimi midis klerit qytetar dhe klerit fshatar. Bejlerët myslimanë ishin të ndikuar kulturalisht nga orienti dhe otomanizmi dhe të formuar fetarisht nga shkollimi islamik, ndryshe doxa-ja e myslimanëve.

Çdo nënfushë kishte illusio-n, d.m.th. qëllimin e vet. Fiset e Shqipërisë Veriore synonin zakonisht një ekspansion të territoreve të tyre në kurriz të fiseve fqinje dhe një autonomi brenda Perandorisë Osmane. Më i suksesshmi këtu ishte  kapedani i Mirditës Prenk Bibë Doda. Kleri i Shqipërisë Veriore – nën drejtimin e abatit të Mirditës Prenk Doçi – ëndërronte për një principatë katolike të emërtuar “Shqipëri e Epërme”. Deri në Luftrat Ballkanike bejlerët e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore lëkundeshin midis opsioneve të autonomisë brenda Perandorisë Osmane dhe pavarësisë së vilajeteve të bashkuara shqiptare. Që nga Kongresi i Berlinit përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar përpiqeshin – edhe me ndihmën e njërës ose tjetrës fuqi të madhe, si Austro-Hungaria dhe Italia – të krijonin një illusio të përbashkët, e cila do të stimulonte zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe themelimin e një shteti të pavarur kombëtar. Ministrisë së Jashtme austro-hungareze, interesat e së cilës në rastin e shembjes së Perandorisë Osmane konvergonin me interesat e patriotëve shqiptarë, i duhej vetëm të merrte në dorë frenat e drejtimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke u përpjekur që t’i bashkonte të gjitha këto nënfusha në një fushë të vetme austrofile.

Aktorët individualë konkurronin me anë të kapitalit ekonomik, kulturor, social dhe simbolik të tyre për ruajtjen ose ndryshimin e marrëdhënieve të pushtetit brendapërbrenda Fushës së Austrofilëve. Lidhur me kapitalin simbolik duhet bërë dallimi midis atij që njihet si prestigji mes të barabartëve, pra prestigji që aktorët kishin midis njëri-tjetrit, dhe prestigjit që ata gëzonin në popullsinë lokale. Fitimi i kapitaleve duhet shqyrtuar për çdo rast në studime të veçanta. Këtu mund të bëjmë vetëm vërejtje përgjithësuese.

Kryetarët e fiseve katolike të Shqipërisë Veriore e fitonin kapitalin e tyre ekonomik – në varësi të madhësisë së territorit të fisit – nga madhësia e pronës së tyre, nga përmasa dhe pjelloria e kullotës së përdorur vetëm nga ata, nga numri i bagëtisë së tyre dhe nga madhësia e presë së luftës në kohët e konfliktit me fiset fqinje, me shtetet fqinje ose me qeverinë osmane. Sa i përket kapitalit kulturor të kryetarëve të fiseve katolike, vështirë të arrihet në përfundime shteruese. Për shembull lidhur me Marka Gjonin dhe Prenk Bibë Dodën, as në literaturë as në arkiva të konsultuara deri më tani nuk gjenden të dhëna mbi një shkollim të mundshëm. Doda, për shkak të qëndrimit në Stamboll, në kohën e rinisë së tij, mund të kishte ndjekur ndonjë shkollë atje. Kapitali social i bajraktarëve dhe kryetarëve fisnorë qëndronte në aftësinë për të lidhur besë ose aleancë me udhëheqësit e tjerë fisnorë për nxitjen dhe ruajtjen e paqes të fisit të vet me fiset fqinje. Për sa i përket kapitalit simbolik në kontekstin shoqëror të malësisë shqiptaro-veriore, ne duhet të diferencojmë midis prestigjit brenda fisit të vet dhe prestigjit nën fiset e tjera. Prestigji përkatës ushqehej nga nderi personal dhe familjar, nga zbatimi zemërgjerë i së drejtës së mikpritjes, sukseset e gjuetisë, aftësia e qitjes dhe trimëria në konflikte luftarake.

Kapitali kulturor i anëtarëve të klerit katolik të Shqipërisë Veriore përbëhej nga vendi, grada dhe suksesi i shkollimit të kryer si dhe nga pozita e arritur brenda hierarkisë kishtare. Prestigji i tyre në popullsinë lokale varej nga fakti, nëse bëhej fjalë për një klerik shqiptar apo të huaj. Në rast se ai ishte një i huaj, atëherë ishte me rëndësi, nëse ai ishte italian apo austriak dhe nëse banorët lokalë ishin italofilë apo austrofilë me shumicë. Sigurisht luante një rol se cila nga të dy fuqitë e mëdha angazhohej diplomatikisht dhe politikisht më shumë për interesat shqiptarë dhe cila nga të dy propagandat në vend ishte më aktive dhe më efektive. Prestigji i atyre klerikëve shqiptarë, të cilët i përkitnin kryeurës së Austro-Hungarisë, shtohej në popullsinë lokale, kur ajo ishte gjithashtu austrofile me shumicë.

Për shkak të çifligjeve dhe pasurisë së tyre financiare bejlerët myslimanë të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore kishin zakonisht edhe kapital ekonomik të konsiderueshëm. Kapitali i tyre kulturor varej nga vendi dhe grada e edukimit dhe nga fakti, nëse ata ishin nëpunës të administratës lokale osmane ose të qeverisë perandorake. Kapitali i tyre social përbëhej nga numri i të afërmve dhe nga marrëdhëniet me familje të tjera të bejlerëve, me eliten osmane në Stamboll dhe me konsullata, ambasada dhe qeveri të Fuqive të Mëdha. Nga e gjitha kjo krijohej kapitali i tyre simbolik, për shtimin e të cilit, duke nisur nga viti 1900, luante një rol gjithnjë e më të madhe edhe përkatësia në “partinë kombëtare”.

Lojaliteti i aktorëve individualë dhe kolektivë ndaj qendrës ndryshonte sipas gradës dhe kohëzgjatjes, kështu që ata mund t’i përkitnin njëkohësisht  kryeurës së një qendre tjetër ose pas njëra-tjetrës kryeurës së disa qendrave të tjera. Për periudhën kohore nga aksioni për Shqipërinë 1896/1897 deri në fund të Luftës së Parë Botërore dalloheshin tre tipa të aktorëve austrofilë ose partner: tipi vazhdimisht besnik/lojal; tipi përkohësisht besnik/lojal dhe tipi luhatës/manovrues. Tipi austrofil vazhdimisht besnik/lojal ishte lojal gjatë gjithë zgjatjes së bashkëpunimit midis qendrës dhe kryeurës. Tipi austrofil përkohësisht besnik/lojal ishte lojal në faza të caktuara kalimtare, d.m.th. ai mund t’i përkiste për disa vite kryeurës së njërës qendre dhe pastaj mund të kalonte në kampin e një qendre tjetër dhe të bëhej kundërshtar i qendrës së mëparshme. Tipi austrofil luhatës/manovrues kalonte sipas interesave midis kampeve të dy ose madje disa qendrave ose u përkiste njëkohësisht kampeve të dy ose madje disa qendrave. Sipas Nopcsa-s, korruptimi i shumicës së shqiptarëve austrofilë kishte ndodhur në përgjithësi për shkak të ndikimit të “civilizimit”, por në veçanti kishte të bënte me faktin se, nëpërmjet integrimit të Shqipërisë në politikën ballkanike të Fuqive të Mëdha, u paguheshin shqiptarëve ryshfete nga palët e ndryshme.[12] Si pasojë shqiptarët kërkonin gjithnjë e më shumë dhe kërcënonin të kalonin në qendra të tjera konkurruese, kur ryshfetet nuk u mjaftoheshin. Albanologu hungarez pohon se ka ndodhur shpesh që një person u detyrohej disa shteteve.

Individët dhe grupimet e kryeurës austro-hungareze në territoret shqiptare ishin përfaqësuesit e klerit katolik, të fiseve zakonisht katolike të Shqipërisë Veriore – kryesisht në Mirditë dhe Dukagjin –, të çifligarëve më shumë myslimanë të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore si dhe të ish-studentëve shqiptarë në Austro-Hungari, të cilët i përkitnin elitës intelektuale me edukim perëndimor. Personalitetet më të njohura përkatëse ishin Gjergj Pekmezi, Syrja Bej Vlora, Eqrem Bej Vlora, Ferit Bej Vlora, Fazil Bej Pasha Toptani, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemal Vlora, Prenk Bibë Doda, Marka Gjoni, Aqif Pasha Elbasani/Biçakçiu, Myfit Bej Libohova, Faik Bej Konica, Lazër Mjeda, Jak Serreqi, Prenk Doçi, Pashk Trokshi, Bajram Curri, Hasan Bej Prishtina, Isa Boletini, Sali Bej Butka dhe Zef Curani.

Në vijim do të përpiqemi t’i klasifikojmë ata sipas të tre tipave të aktorëve austrofilë. Tipit vazhdimisht besnik/lojal i përkitnin me siguri vetëm Lazër Mjeda dhe Gjergj Pekmezi. Tipit përkohësisht besnik/lojal i përkitnin Faik Konica, Myfit Libohova, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina. Tipit luhatës/manovrues i përkitnin Ferit Vlora, Prenk Doçi, Pashk Trokshi, Ismail Qemal Vlora, Luigj Gurakuqi, Prenk Bibë Doda dhe Marka Gjoni. Syrja Vlora, Eqrem Vlora, Aqif Elbasani/Biçakçiu, Bajram Curri, Sali Butka, Fazil Toptani dhe Jak Serreqi duhen parë me pikëpyetje: ose si pjesë e tipit të parë ose të tipit të dytë të aktorëve austrofilë.

Një gjë mund të themi: shumicën e përfaqësuesve e gjejmë në tipin përkohësisht besnik/lojal dhe tipin luhatës/manovrues, të cilët duket se i shkojnë për shtat situatës së shqiptarëve. Kalimet midis këtyre dy tipave janë gjithashtu të rrjedhshme, dhe prandaj kategorizimi i përfaqësuesve të tyre mund të variojë sipas pikëpamjes dhe interpretimit subjektiv. Përveç kësaj nuk kemi mjaft të dhëna në dispozicion mbi të gjithë aktorë individualë austrofilë, kështu që kategorizimi i tyre mund të ndryshojë sipas interpretimit të informacioneve të reja. Një popull i vogël, i cili sa po fillonte të vendosej si komb dhe, për shkak të partikularizmit ende mbizotërues, rrezikohej të shndërrohej në top futbolli në duart e Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, përpiqej në elitën e tij zgjuese të emancipohej nga fuqitë e huaja dhe të mbronte interesat e tij nëpërmjet luhatjes dhe manovrimit. “Luhatje” dhe “manovrim” përdoren këtu në një kuptim neutral, pa asnjë konotacion negativ, sepse gjithcka varet nga motivi dhe qëllimi, dhe qëllimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve austrofilë, krahas përpjekjeve njerëzore për përfitime personale, ka qenë realizimi i aspiratave kombëtare. Gjithashtu nuk duhet harruar se deri më sot në politikën shqiptare është zakon një farë esatizmi[13], d.m.th. koalicione ndryshuese, madje aleanca me “armiq të betuar” sipas koniunkturës politike dhe interesave personalë.[14]

Nga viti 1896 deri të paktën 1914 qendra, pra Austro-Hungaria, mund të kishte vërtet besim vetëm tek disa pak përfaqësues të kryeurës së saj shqiptare në periferi, pikërisht tek Syrja Vlora, Eqrem Vlora, Lazër Mjeda dhe Gjergj Pekmezi. Riorientimi i Syrja Vlorës dhe Eqrem Vlorës lidhur me politikën e jashtme gjatë Luftës së Parë Botërore lejon dy interpretime: nga njëra anë, duke shikuar prapa, mund të hamendësohet se të dy që nga fillimi i Luftës së Madhe nuk do të kishin qenë më iththarë qind për qind të politikës austro-hungareze ndaj Shqipërisë dhe do të kishin filluar tashmë të orientoheshin në drejtim të Italisë; nga ana tjetër duhet të pranojmë faktin që, pas Luftës së Parë Botërore me fundin e Monarkisë Dualiste, zgjedhja e orientimit të politikës së jashtme, përballë interesave antishqiptarë të shteteve fqinje Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, me gjithë rezervat e drejta mund të ishte vetëm Italia. Zhgënjimi i Mjedës që Ministria e Jashtme austro-hungareze nuk kishte qenë në gjendje ta bënte atë arqipeshkëv të Shkodrës, e ulte me siguri një kohë gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Vjenën. Jo më vonë se nga fillimi i Luftës së Madhe, Syrja Vlora nuk e gëzonte më besimin e plotë të Vjenës, gjë që vlente deri në një farë mase edhe për djalin e tij Eqrem Vlorën. Pekmezi, i cili e kalonte pjesën më të madhe të kohës në kryeqytetin austro-hungarez, ku vepronte si albanolog në universitet dhe si njohës i Shqipërisë për Ballhausplatz-in, kishte një pozitë të veçantë midis Fushës së Shkencës, Fushës së Politikës dhe Fushës së Austrofilëve. Vetëm konflikti i tij me komisarin civil August Kral lidhur me Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër gjatë Luftës së Parë Botërore e zbehte në fund kooperimin deri atëherë të padiskutueshëm me Ministrinë e Jashtme austro-hungareze. Në rastin e Aqif Elbasanit/Biçakçiut, Sali Butkës dhe Bajram Currit duhet ende të hulumtohet, se në cilën periudhë, pa marrë parasysh Luftën e Madhe, ata ishin vërtet plotësisht austrofilë. Mbi Fazil Toptanin nuk ka të dhëna të mjaftueshme, që ai të mund të kategorizohej pa diskutim.

Pas shumë viteve Faik Konica u kthye përsëri në kampin italian dhe u bë nga zhgënjimi një kundërshtar i Austro-Hungarisë. Myfit Libohova, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina ishin vetëm që prej periudhës së Luftrave Ballkanike iththarë të betuar të Monarkisë së Dyfishtë. Prenk Doçi, tek i cili pala vjeneze në fillim kishte besim të madh, tregohej gjithnjë e më shumë si faktor i pasigurt italofil, derisa u braktis më në fund pak para Luftrave Ballkanike. Pashk Trokshi bënte që nga fillimi një lojë të dyfishtë me Ballhausplatz-in. Ismail Qemal Vlora ishte kandidati i diskutueshëm i ministrit të jashtëm Berchtold për shpalljen e pavarësisë, pasi e kishte mënjanuar me shkathtësi Syrja Vlorën. Luigj Gurakuqi qëndronte gjithmonë nën dyshimin se ishte edhe një simpatizant i Italisë. Mbështetja austro-hungareze ndaj Marka Gjonit u mohua më 1913 për shkak të agjitacionit të tij proserb, ndërkohë që Prenk Bibë Doda ishte një mjeshtër i lëkundjes midis kampit francez, italian, malazez, serb dhe austro-hungarez.

Faktorët vendimtarë për mosrealizimin e  interesave të Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve austrofilë kanë qenë përmbledhtas si vijojnë: përçarja e klerit katolik të Shqipërisë së Veriut midis Italisë dhe Austro-Hungarisë; regjionalizimi i fiseve verioshqiptare, veçanërisht i mirditasve nën Prenk Bibë Dodën; humbja e ndikimit të Monarkisë Dualiste mbi katolikët e Shqipërisë së Veriut për shkak të rolit negativ të Ludwig von Thallóczy-it gjatë kryengritjes së malësorëve shkodranë në vitin 1883 kundër Perandorisë Osmane për parandalimin e shkëputjeve territoriale të mundshme në favor të Malit të Zi; qëndrimi antiaustro-hungarez për një kohë të gjatë i familjeve të nderuara të pasura toptanase në Tiranë dhe Shqipërinë e Mesme, të cilat paguheshin nga administrata osmane; dështimi i Syrja Vlorës dhe Eqrem Vlorës lidhur me thirrjen e një kuvendi kombëtar; arrestimi disamuajsh i politikanëve shqiptaro-kosovarë të rëndësishem si Hasan Prishtinës në Beograd gjatë Luftës së Parë Ballkanike; qëndrimi ambivalent ose lëkundës ndaj Austro-Hungarisë i aktorëve të rëndësishëm austrofilë si Prenk Doçi, Pashk Trokshi, Prenk Bibë Doda dhe Faik Konica; dështimi pjesërisht i pafaj i Princit austrofil Wilhelm zu Wied; pranimi i parimit të ndërkombëtarizimit në vend të parimit të protektoratit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër lidhur me themelimin e shtetit shqiptar; administrimi i ashpër ushtarak, sidomos në fillim të okupacionit austro-hungarez të Shqipërisë në vitet 1916-1918 si dhe kontradikta permanente midis rretheve drejtuese të politikës së jashtme dhe atyre ushtarake në Vjenë.

Bibliografia

Gostentschnigg, Kurt (2018): Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Wiesbaden: Springer VS. (828 f.).

Gostentschnigg, Kurt (2023): Die Essenz der österreichisch-ungarisch-albanischen Beziehungen. Në: Kolë Ashta dhe studimet albanologjike ndër vite. Studime Shqiptare 30. Shkodra, f. 203-214.

Gostentschnigg, Kurt dhe Kaser, Karl (2014): Albanologjia austro-hungareze 1867-1918 – një rast i imperializmit kulturor? Një projekt kërkimor. Në: Hylli i Dritës 34, nr. 1-2 (279-280), f. 3-26.

Gostentschnigg, Kurt (2018): Albanologjia austro-hungareze: Shkenca nën ndikimin e Fushës së Pushtetit. Në: Të rizbulojmë të përbashkëtat. E shkuara dhe e tashmja e marrëdhënieve Austri-Shqipëri në kaleidoskop. E botuar nga Ministria Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme – Seksioni për Marrëdhëniet Kulturore me Jashtë. Vjena, f. 117-129.

Gostentschnigg, Kurt (2017): The different researcher types. Austro–Hungarian albanology between politics and military. In: Ramadani, Fehari; Kosumi, Bajram (ed.): International scientific conference “Relations between Albanians and Austria–Hungary (Austria) by mid XIX. century to our days”. Skopje, Prishtina: Logos-A, f. 73–86.

Gostentschnigg, Kurt (2021): Ismail Qemal Vlora apo Syrja Vlora? Austro-Hungaria midis tipave të ndryshëm të aktorëve austrofilë. Në: Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit. Akte të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare (27 shtator 2019). Tirana: Akademia e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë, f. 77-94.

Gostentschnigg, Kurt (2016): Die albanischen Parteigänger Österreich–Ungarns. Ein Versuch der Rekonstruktion des Brückenkopf–Feldes an der Peripherie des habsburgischen Zentrums. Në: Shejzat, vëll. 1, nr. 1–2, f. 119–170.

Vlora, Syrja (2013): Kujtime. Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës. Përgatitur për botim nga Marenglen Verli dhe Ledia Dushku, Tirana: Iceberg.

Vlora, Ekrem (1968): Lebenserinnerungen I (1885–1912). München: Oldenbourg.

Galtung, Johan (1990): Cultural Violence. Në: Journal of Peace Research, vëll. 27, nr. 3, f. 291–305.

Papilloud, Christian (2003): Bourdieu lesen. Einführung in eine Soziologie des Unterschieds. Mit einem Nachwort von Loic Wacquant, Bielefeld: Transcript.


[1] Lista e botimeve të Bourdieu-s dhe mbi Bourdieu-n është shumë e gjatë. Shih si hyrje Papilloud, Christian (2003): Bourdieu lesen. Einführung in eine Soziologie des Unterschieds. Mit einem Nachwort von Loic Wacquant, Bielefeld: Transcript.

[2] Shih Wallerstein, Immanuel: The Modern World-System, e botuar në katër vëllime 1974, 1980, 1989 dhe 2011.

[3] Galtung, Johan (1971): A Structural Theory of Imperialism. Në: Journal of Peace Research, vëll. 8, nr. 2, Oslo, f. 81–117; Galtung, Johan (1990): Cultural Violence. Në: Journal of Peace Research, vëll. 27, nr. 3, Oslo: 1990, f. 291–305.

[4] Lidhur me këtë shih Gostentschnigg, Kurt (2018): Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Wiesbaden: Springer VS, f. 606–611; Gostentschnigg, Kurt (2021): Ismail Qemal Vlora apo Syrja Vlora? Austro-Hungaria midis tipave të ndryshëm të aktorëve austrofilë. Në: Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit. Akte të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare (27 shtator 2019). Tirana: Akademia e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë, f. 77-94; Gostentschnigg, Kurt (2016): Die albanischen Parteigänger Österreich–Ungarns. Ein Versuch der Rekonstruktion des Brückenkopf–Feldes an der Peripherie des habsburgischen Zentrums. Në: Shejzat, vëll. 1, nr. 1–2, f. 119–170.

[5] Robel, Gert (1966): Franz Baron Nopcsa und Albanien. Wiesbaden: Harrassowitz. f. 117 f., shën. 665.

[6] Një term, i cili i referohet politikës së Esat Pashë Toptanit të drejtuar nga motive vetjake.

[7] Shembujt më të njohur që nga viti 1992 janë Sali Berisha dhe Fatos Nano si dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sidomos Ilir Meta është një mjeshtër i vërtetë i ndërrimit të anëve, kështu që  ai gjendet që prej vitesh gjithmonë në krahun e pushtetit dhe ka marrë në fakt politikën e vendit peng. Cilëve interesave ata u shërbejnë me këtë, është një pyetje, mbi të cilën vetëm mund të spekulohet.

[8] Lista e botimeve të Bourdieu-s dhe mbi Bourdieu-n është shumë e gjatë. Shih si hyrje Papilloud, Christian (2003): Bourdieu lesen. Einführung in eine Soziologie des Unterschieds. Mit einem Nachwort von Loic Wacquant, Bielefeld: Transcript.

[9] Shih Wallerstein, Immanuel: The Modern World-System, e botuar në katër vëllime 1974, 1980, 1989 dhe 2011.

[10] Galtung, Johan (1971): A Structural Theory of Imperialism. Në: Journal of Peace Research, vëll. 8, nr. 2, Oslo, f. 81–117; Galtung, Johan (1990): Cultural Violence. Në: Journal of Peace Research, vëll. 27, nr. 3, Oslo: 1990, f. 291–305.

[11] Lidhur me këtë shih Gostentschnigg, Kurt (2018): Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Wiesbaden: Springer VS, f. 606–611; Gostentschnigg, Kurt (2021): Ismail Qemal Vlora apo Syrja Vlora? Austro-Hungaria midis tipave të ndryshëm të aktorëve austrofilë. Në: Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit. Akte të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare (27 shtator 2019). Tirana: Akademia e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë, f. 77-94; Gostentschnigg, Kurt (2016): Die albanischen Parteigänger Österreich–Ungarns. Ein Versuch der Rekonstruktion des Brückenkopf–Feldes an der Peripherie des habsburgischen Zentrums. Në: Shejzat, vëll. 1, nr. 1–2, f. 119–170.

[12] Robel, Gert (1966): Franz Baron Nopcsa und Albanien. Wiesbaden: Harrassowitz. f. 117 f., shën. 665.

[13] Një term, i cili i referohet politikës së Esat Pashë Toptanit të drejtuar nga motive vetjake.

[14] Shembujt më të njohur që nga viti 1992 janë Sali Berisha dhe Fatos Nano si dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sidomos Ilir Meta është një mjeshtër i vërtetë i ndërrimit të anëve, kështu që  ai gjendet që prej vitesh gjithmonë në krahun e pushtetit dhe ka marrë në fakt politikën e vendit peng. Cilëve interesave ata u shërbejnë me këtë, është një pyetje, mbi të cilën vetëm mund të spekulohet.