Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028 - Gazeta Express
string(109) "shtabet-e-ushtrive-te-kosoves-dhe-shqiperise-takohen-per-te-hartuar-plan-bashkepunimi-per-periudhen-2025-2028"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 19:39

Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 19:39

Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvilluar sot një takim ndërmjet FARSH dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim hartimin e planit të bashkëpunimit dypalësh për periudhën 2025–2028.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, vlerësoi progresin që ka bërë FSK në transformim, modernizim dhe performancë, sidomos në stërvitjet dy- dhe shumëpalëshe.

Kingji theksoi rolin e rëndësishëm të FSK për sigurinë e Kosovës dhe rajonit, duke siguruar delegacionin e FSK të kryesuar nga kolonel Haki Hoti për përkushtimin maksimal të Shqipërisë në mbështetjen e nevojave të FSK, në fusha si arsimimi, stërvitjet, shkëmbimi i eksperiencës dhe avancimi i bashkëpunimit mes dy forcave.