Bayerni i ofron 52 milionë euro për zëvendësuesin e Musialas - Gazeta Express
string(60) "bayerni-i-ofron-52-milione-euro-per-zevendesuesin-e-musialas"

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 19:42

Bayerni i ofron 52 milionë euro për zëvendësuesin e Musialas

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 19:42

Luis Díaz, sulmuesi anësor kolumbian 28-vjeçar, është kthyer në objektiv të nxehtë të merkatos, me garën për shërbimet e tij që po arrin kulmin.

Bayern Munich ka hedhur hapin e parë konkret duke i paraqitur Liverpool-it një ofertë zyrtare prej 52 milionë euro, sipas raportimeve të “Bild”.

Edhe pse klubi anglez ka refuzuar qasjen fillestare, gjermanët nuk janë tërhequr dhe kanë dyfishuar përpjekjet.

Vetë lojtari ka lënë të kuptohet se mund të kërkojë një ndryshim këtë verë dhe, sipas burimeve, ai tashmë ka dhënë aprovimin e tij për kalimin te Bayern, një hap kyç për bavarezët që kanë pësuar humbje të mëdha në repartin ofensiv – me Leroy Sané që është larguar dhe Jamal Musiala që ka pësuar një dëmtim serioz.

Nga ana tjetër, Barcelona vazhdon ta ketë Luis Díaz si prioritet për të përforcuar krahun e majtë të sulmit. Megjithatë, klubi katalanas ende nuk ka paraqitur një ofertë konkrete, pasi po shqyrton mënyrat për ta përshtatur operacionin brenda kufizimeve të ‘fair play’-t financiar. Ndryshe nga lojtarë të tjerë si Nico Ëilliams, Díaz nuk kërkon klauzola të veçanta dhe beson se, nëse Barça vendos për të, do ta realizojë transferimin pavarësisht pengesave financiare.

Për momentin, kemi një “tërheqje litari” mes Bayernit dhe Barcelonës: gjermanët po lëvizin me forcë dhe vendosmëri, ndërsa katalanasit po llogarisin kohën dhe durimin për të bindur Liverpoolin dhe vetë lojtarin – ndonëse e kanë të vështirë të regjistrojnë futbollistë të rinj për shkak të situatës financiare.

Nëse Barcelona nuk lëviz shpejt, duket se Luis Díaz është shumë pranë kalimit në Bundesliga, te një Bayern që ka nevojë urgjente për zëvendësime cilësore në ofensivë.