Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu - Gazeta Express
string(97) "abdixhiku-mbledh-ekipin-per-kryeqytetin-pune-e-punetori-prishtina-duhet-me-u-dashte-jo-me-u-lakmu"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 18:50

Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 18:50

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, sot është mbledhur ekipi thelbësor i angazhimit lokal dhe elektoral të partisë.

Abdixhiku ka thënë se kjo është pika e nisjes për finalizimin e programit zgjedhor dhe për vazhdimin e vizionit të LDK-së për kryeqytetin.

“Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu,” ka theksuar Abdixhiku, duke shtuar se ekipi i mbledhur është “i jashtëzakonshëm në Kryeqytet” dhe i përkushtuar për të fituar në zgjedhjet e ardhshme komunale.