Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj - Gazeta Express
string(51) "policia-parandalon-kontrabanden-me-drunj-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 18:46

Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 18:46

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar pesë automjete që transportonin drunj: një kamionetë dhe katër furgona, të gjitha me targa vendore.

Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin përkatës.

Aksioni është realizuar në bazë të informacioneve operative, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e policisë.