Qeveria në detyrë e Kosovës, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një shumë marramendëse prej afro 5 milionë eurosh për 265 organizata joqeveritare, duke ngritur dyshime serioze për mënyrën e përzgjedhjes dhe qëllimin e këtyre fondeve publike.
Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Infokus, bëhet fjalë për 4 milionë e 734 mijë euro të ndara nga ministri në detyrë Hajrulla Çeku, për projekte që pritet të financohen nga viti 2025 deri në vitin 2027.
Në kategorinë e parë, që përfshin përfituesit kryesorë, janë vetëm tre organizata, të cilave u janë ndarë rreth gjysmë milioni euro. Përfituesja më e madhe është “Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN”, nën drejtimin e Jeta Xharrës, e cila ka siguruar 160 mijë euro për projektin “Reporting House”, me arsyetimin e promovimit të “historisë moderne dhe rezistencës”.
Organizata e dytë më e financuar është “7 ARTE” nga Mitrovica, me 150 mijë euro, ndërsa me të njëjtën shumë është financuar edhe “Qendra Edukative dhe Këshillimore ABSM”.
Në kategorinë e parë të përfituesve është edhe “Qendra Edukative dhe Këshillimore ABSM” të cilës i janë ndarë po ashtu 150 mijë euro.
Shpërndarja e fondeve vazhdon me:
21 organizata në kategorinë e dytë:
19 organizata në kategorinë e tretë
222 organizata në kategorinë e katërt:
Ky vendim i qeverisë në largim vjen në një kohë pa Kuvend funksional, pa llogaridhënie dhe me institucione të bllokuara, ndërkohë që miliona euro u shpërndanë pa asnjë debat publik apo transparencë.
Përzgjedhja e përfituesve, shumat e mëdha për disa organizata specifike dhe koha kur bëhen këto ndarje, ngrejnë shqetësime të thella për keqpërdorim të buxhetit publik në funksion të interesave të ngushta politike e mediatike.