SHBA shton ndihmën ushtarake për Ukrainën, Senati miraton paketë 500 milionë dollarëshe - Gazeta Express
string(86) "shba-shton-ndihmen-ushtarake-per-ukrainen-senati-miraton-pakete-500-milione-dollareshe"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 17:51

SHBA shton ndihmën ushtarake për Ukrainën, Senati miraton paketë 500 milionë dollarëshe

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 17:51

Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senatin amerikan ka miratuar një paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.

Sipas agjencisë Reuters, ndihma është pjesë e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), një projektligj vjetor që përcakton nivelin e financimeve dhe kompetencat për ushtrinë amerikane.

Bëhet e ditur se projektligji përfshin një dispozitë që e zgjat deri në vitin 2028 nismën e njohur si “Ukrainian Security Assistance Initiative” dhe rrit financimin e saj nga 300 milionë dollarë në 500 milionë vetëm për këtë vit.

Kjo iniciativë ka për qëllim të forcojë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës në luftën e saj në vazhdim kundër Rusisë, e cila e pushtoi vendin në vitin 2022.