Zyrtare: UEFA e përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës, e dërgon në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(92) "zyrtare-uefa-e-perjashton-crystal-palacen-nga-liga-e-evropes-e-dergon-ne-ligen-e-konferences"

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 17:33

Zyrtare: UEFA e përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës, e dërgon në Ligën e Konferencës

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 17:33

Crystal Palace është përjashtuar nga Liga e Europës dhe është zhvendosur në Ligën e Konferencës pasi UEFA ka konkluduar se fituesit e FA Cup kanë shkelur rregullat e saj mbi pronësinë shumë-klubëshe.

Ky vendim pritej, sidomos pas fitores së apelit nga Lyon, që shmangu zbritjen në Ligue 2 dhe mori kështu të drejtën të marrë pjesë në kompeticionin europian. Sipas rregullave të UEFA-s, klube me të njëjtin pronar nuk mund të marrin pjesë në të njëjtën garë nëse një individ ose grup pronësie ka ndikim vendimtar mbi më shumë se një klub.

John Textor, aksionari më i madh i Crystal Palace, është gjithashtu pronar i Lyon. Një afat deri më 1 mars ishte caktuar për të zgjidhur këtë çështje të pronësisë së ndarë, por nuk u respektua. Megjithëse Textor së fundmi ka rënë dakord të shesë aksionet te miliarderi amerikan Woody Johnson, marrëveshja nuk është finalizuar dhe u konsiderua e vonuar nga UEFA.

Ky vendim është një goditje për Palace, që do të merrte pjesë për herë të parë në një kompeticion madhor europian. Klubi pritet të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS). Ndërkohë, ekziston mundësia që Nottingham Forest të ngjitet nga Liga e Konferencës në Ligën e Europës për të zëvendësuar Palace.

Në deklaratën zyrtare, UEFA tha se Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve kishte konkluduar se kriteret e pronësisë shumë-klubëshe ishin shkelur dhe kishte vendosur të:

“Refuzojë pranimin e Crystal Palace në UEFA Europa League 2025-26 dhe të pranojë klubin në UEFA Conference League 2025-26.”

Lyon e fitoi të drejtën për Ligën e Europës duke u renditur i gjashti në Ligue 1, dhe paraprakisht kishte pranuar me UEFA-n se do të përjashtohej nga garat europiane nëse do të zbriste në divizionin e dytë. Pozicioni i tyre i lartë në kampionat u dha përparësi për vendin në Ligën e Europës.

Textor dha dorëheqje këtë muaj nga funksionet drejtues në Lyon, përfshirë dhe nga bordi. Michele Kang, e cila zotëron ekipin e femrave OL Lyonnais dhe disa klube të tjera si London City Lionesses, u emërua presidente dhe kryetare e klubit francez.

Katër bashkëpronarët e Palace – Textor, Steve Parish, Josh Harris dhe David Blitzer – morën pjesë në një takim në selinë e UEFA-s në Nyon, duke argumentuar se Textor nuk kishte ndikim vendimtar te Crystal Palace. Por UEFA nuk u bind dhe refuzoi edhe përpjekjen e Textor dhe Blitzer për të vendosur aksionet në një trust të verbër, një metodë që ka lejuar më parë disa klube të konkurrojnë bashkë në garat europiane. Në këtë rast, afati ishte kaluar./GazetaExpress/