Hapave të babait – Djali i Petr Cech nënshkruan kontratën e parë profesionale me klubin e Premierligës - Gazeta Express
string(100) "hapave-te-babait-djali-i-petr-cech-nenshkruan-kontraten-e-pare-profesionale-me-klubin-e-premierliges"

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 17:04

Hapave të babait – Djali i Petr Cech nënshkruan kontratën e parë profesionale me klubin e Premierligës

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 17:04

Damian Cech, djali i ish-portierit të njohur të Chelsea-t dhe Arsenal-it, Petr Cech, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.

Portieri 16-vjeçar, i cili tashmë ka debutuar me përfaqësuesen U18 të Çekisë, shpreson të ndjekë gjurmët e babait të tij, që gjatë karrierës së lavdishme te Chelsea fitoi katër tituj të Premier League-s dhe një Champions League.

Në fakt, Petr Cech mban disa rekorde në elitën e futbollit anglez, përfshirë më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Premier League-s (202 në 443 ndeshje) dhe më shumë ndeshje pa pësuar gol në një sezon të vetëm (24 gjatë sezonit 2004/05).

Fillimisht, dukej se Damian do të ndiqte gjurmët e të atit në një tjetër sport, pasi luante me ekipin e të rinjve të klubit të hokejit në akull, Guildford Phoenix. Pas tërheqjes nga futbolli, Petr Cech përmbushi ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur hokej dhe madje u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes” në debutim.

Petr vazhdoi të luante me Guildford Phoenix ndërkohë që shërbente si këshilltar teknik te Chelsea dhe fitoi një trefish të paprecedentë me klubin gjatë sezonit 2021/22.

Megjithatë, Damian vendosi të lërë patinat dhe t’i përkushtohet futbollit. Ai kaloi disa vite në akademinë e Chelsea-t përpara se të transferohej te Fulham vitin e kaluar.

Tani, portieri 16-vjeçar ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me klubin londinez. Ai e festoi lajmin duke publikuar një foto nga momenti i nënshkrimit të kontratës – në prani të prindërve – dhe e shoqëroi me përshkrimin: “Përjetësisht mirënjohës”.

Ndërkohë, edhe motra e tij, Adela Cechova, po shënon hapa të rëndësishëm në karrierën e saj. Ajo u ftua nga përfaqësuesja e Çekisë në muajin shkurt, pasi shkëlqeu me ekipin kampion të Fulham-it në London & South East Women’s Regional Premier Division.

Mbrojtësja 17-vjeçare debutoi me përfaqësuesen U17 të Çekisë në një humbje 3-0 ndaj Meksikës në turneun MIMA Cup, që zhvillohet në Spanjë.

Trajneri i Çekisë, Daniel Smejkal, u shpreh me superlativa për Cechova: “Është një mbrojtëse premtuese. Do ta marrim me vete në Spanjë për të stërvitur dhe për ta njohur më mirë.”