Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, çdo pjesëmarrës në komunikacion që do të kapet duke vozitur mbi dyfishin e shpejtësisë së lejuar apo do të ngasë makinën në gjendje të dehur, do të arrestohet dhe do të dërgohet në stacion policor, pas çka ndaj të njëjtit do të inicohet kallëzim penal me çka personi që bën shkeljen rrezikon të përfundon në burg edhe atë me kohëzgjatje deri në 3 vjet.
Pra nëse shpejtësia e lejuar është 50 km/h dhe ju kapeni duke ngarë automjetin me mbi 100 km/h, pjesëtarët e policisë do të ju shoqërojnë menjëherë në stacionin më të afërt policor, ku do të iniciojnë kallëzim penal dhe pasi që lënda të procedohet në prokurori ju do të dilni para gjykatës së zonës ku keni bërë shkeljen që të merrni dënimin e merituar.
Sipas nenit 297 a, ngasësit që bëjnë shkelje të tilla ligjore, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion mund të dënohen deri në 3 vjet burg.
Pas ndryshimeve ligjore, jo të ralla kanë qenë rastet kur shoferët e papërgjegjshëm janë shoqëruar në stacionin policor dhe tani më po ndiqen penalisht për cenim të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.
/BesianLeka/GazetaExpress/
tag_katrorimaqedoni_2