Raportohet se Naim Murseli nga Instituti i Psikiatrisë u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë - Gazeta Express
string(93) "raportohet-se-naim-murseli-nga-instituti-i-psikiatrise-u-dergua-ne-burgun-e-sigurise-se-larte"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 16:18

Raportohet se Naim Murseli nga Instituti i Psikiatrisë u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 16:18

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është larguar tashmë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Sipas Klan Kosovës, para rreth 20 minutave, forcat e rendit e kanë marrë Murselin nga aty për ta dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Murselit, i cili ka konstatuar se nuk ka ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore.

Pas këtij raporti, familja e të ndjerës ka kërkuar proces gjyqësor më të shpejtë e vendosje të drejtësisë.