U mbyt duke shpëtuar turistët, Shkodra i jep lamtumirën e fundit kapitenit hero - Gazeta Express
string(78) "u-mbyt-duke-shpetuar-turistet-shkodra-i-jep-lamtumiren-e-fundit-kapitenit-hero"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 15:49

U mbyt duke shpëtuar turistët, Shkodra i jep lamtumirën e fundit kapitenit hero

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 15:49

Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar turistë izraelitë të rrezikuar nga mbytja në Liqenin e Shkodrës.

Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, u hodh në ujë për të ndihmuar turistët, duke u shpëtuar ata me jelekët e shpëtimit. Pas shpëtimit të tyre, Arben Anamali nuk u kthye më në anije, dhe trupi i tij u gjet pas tre ditësh kërkimesh.Për aktin e tij heroik, qeveria shqiptare shpalli Arben Anamalin “Dëshmor i Atdheut”, duke e nderuar si shembull të jashtëzakonshëm humanizmi. Të afërmit shpresojnë që emri i tij të ruhet në kujtesën e çdo shqiptari.