Në një takim me kryetarët e bashkive të gjithë Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka tashmë derën e Bashkimit Europian të hapur, por theksoi se duhet të tregojmë se jemi të gatshëm për të u ulur në tryezën e BE-së. Ai theksoi se një pjesë e madhe e këtij procesi lidhet me qeverisjen vendore, dhe se çdo gjë duhet të bëhet sipas standardeve europiane.
“Koha ikën shumë shpejt, por deri tani kemi bërë gjërat e duhura. Komisioni ka përgjigjur me ritmin e duhur dhe gjasat janë që në vjeshtë do të hapim të gjithë kapitujt e negociatave. Ky do të jetë një rekord historik në kohë për procesin e integrimit”, tha Rama, duke shtuar se anëtarësimi në BE është një çështje që kërkon përmbushjen e kritereve dhe kushteve të BE-së.
Kryenegociatorja për çështjen e integrimit, Majlinda Dhuka, theksoi se roli i bashkive është shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ajo shpjegoi se 70% e ligjeve të BE-së kanë ndikim në nivelin lokal, duke përfshirë fusha të tilla si ekonomia, bujqësia, mjedisi, transporti dhe shërbimet sociale.
“23 fusha janë të lidhura drejtpërdrejt me ju dhe rolin tuaj si kryetarë bashkish. Do të punojmë së bashku për të transformuar këto fusha dhe për të arritur standardet që kërkon BE” tha Dhuka.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...