Rezultatet e autopsisë së Agon Zejnullahut të pakompletuara, në IML po kryhen renovime, mostrat po i dërgojnë në rajon dhe Europë - Gazeta Express
string(121) "rezultatet-e-autopsise-se-agon-zejnullahut-te-pakompletuara-iml-po-kryen-renovime-mostrat-po-i-dergon-ne-rajon-dhe-europe"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 15:40

Rezultatet e autopsisë së Agon Zejnullahut të pakompletuara, në IML po kryhen renovime, mostrat po i dërgojnë në rajon dhe Europë

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 15:40

Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësirën e laboratoreve, ka bërë të ditur vetë Instituti.

Ai s’do të jetë në funksion deri në shtator kur të bëhet servismi dhe kalibrimi i pajisje.

“Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi në shtator do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara. Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë ​​tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur”, ka thënë IML.

Instituti shtoi se gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit “me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Europës”.

Së fundi nga ky Institut u prit që të jepen disa përgjigje rreth rastit të vdekjes së 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, i cili vdiq derisa pesë policë po tentonin ta arrestonin.

Ditë më parë për këtë rast ka folur Flamur Dylhasi, mjek në IML, ku edhe është kryer autopsia e viktimës.

Ai ka thënë se nuk mund ta pohojë e as mohojë shkakun e vdekjes, pasi ai komunikon vetëm me prokurorinë.

Po ashtu edhe IML ka dalë me një postim në Facebook ku është thënë se është kryer autopsia për Agon Zjenullahun dhe se është hedhur poshtë raportimi se ka dalë raporti preliminar për rastin në fjalë./Express/