Rama vendos masa të reja për administratën vendore në Shqipëri: Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, operator kombëtar për ujin e mbetjet - Gazeta Express
string(139) "rama-vendos-masa-te-reja-per-administraten-vendore-ne-shqiperi-qender-monitorimi-per-ndertimet-pa-leje-operator-kombetar-per-ujin-e-mbetjet"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 15:31

Rama vendos masa të reja për administratën vendore në Shqipëri: Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, operator kombëtar për ujin e mbetjet

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 15:31

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti një takim në Durrës me kryetarët e bashkive të vendit, ku prezantoi disa nisma dhe masat e reja që do të ndërmerren nga qeveria për të përmirësuar administratën lokale dhe procesin e integrimit në BE.

Rama theksoi se do të ngrihet një qendër digjitale për monitorimin e ndërtimeve pa leje. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme dhe do të mundësojë mbikëqyrjen 24 orë nga inspektorët e pushtetit lokal. Gjithashtu, ai njoftoi se të gjitha kantieret e ndërtimit, sidomos ata që merren me ndërtimin e pallateve, do të detyrohen të instalojnë GPS dhe kamera online për të monitoruar aktivitetet në kohë reale.

“Ndërmarrjet e ndërtimit do të kenë përgjegjësinë të respektojnë kufijtë e lejeve, duke garantuar që kantieret të jenë të pajisura me teknologji të avancuar për të monitoruar çdo hap” tha Rama. Ai paralajmëroi gjithashtu masa të ashpra për arkitektët dhe ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, duke përfshirë humbjen e licencës dhe ndjekje penale.

Një tjetër nismë që Kryeministri paraqiti ishte krijimi i një operatori kombëtar për furnizimin me ujë, i ngjashëm me OSHEE-në për energjinë. Rama nënvizoi se kjo është një hap i nevojshëm për të centralizuar dhe përmirësuar menaxhimin e sistemit të ujit në vend, duke përmendur dështimet e deritanishme në qytete si Elbasani, Tirana dhe Fieri me inceneratorët.

Po ashtu, Rama paralajmëroi një ndryshim në taksimin e pasurive, duke shpallur se në vitin 2026 qytetarët që kanë më shumë se një shtëpi në pronësi do të paguajnë një taksë më të lartë për shtëpinë e dytë. Ky ndryshim synon të sjellë më shumë të ardhura për bashkitë, veçanërisht ato të bregdetit, ku shumë qytetarë kanë blerë shtëpi të dytë.

Në fund të takimit, Kryeministri kritikoi ashpër disa nga kryebashkiakët, përfshirë ata të Vlorës dhe Elbasanit, ndërsa lavdëroi kryebashkiakun e Cërrikut, Andis Salla, për performancën e tij pozitive në menaxhimin e mbetjeve.