Osmani takohet me senatorin Andy Kim: Flasin për forcimin e partneritet Kosovë-SHBA - Gazeta Express
string(82) "osmani-takohet-me-senatorin-andy-kim-flasin-per-forcimin-e-partneritet-kosove-shba"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 14:19

Osmani takohet me senatorin Andy Kim: Flasin për forcimin e partneritet Kosovë-SHBA

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 14:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe është takuar me senatorin Andy Kim.

Osmani ka thënë se të dy kanë diskutuar për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, në aspektin e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe inovacionin.

‘‘Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan! 🇽🇰🇺🇸

Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress