Disa deputetë të ish-opozitës ende në sallë, arrijnë të ndezin mikrofonat pasi Dehari s'i lë të flasin - Gazeta Express
string(100) "disa-deputete-te-ish-opozites-ende-ne-salle-arrijne-te-ndezin-mikrofonat-pasi-dehari-si-le-te-flasin"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 11:41

Disa deputetë të ish-opozitës ende në sallë, arrijnë të ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i lë të flasin

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 11:41

Disa deputetë të LDK-së, PDK-së, e AAK-së po vazhdojnë të qëndrojnë ende në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku edhe po flasim me radhë.

Ata kanë arritur që të ndezin mikrofonat brenda sallës së seancës së Kuvendit, meqë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, s’lejon debat në Kuvend dhe kërkon që të procedohet ashtu siç është urdhëruar nga partia.

Ka qenë deputeti Armend Zemaj i cili ka prekur diçka në kompjuterin tek karriga e kryetarit të Kuvendit e që duket se ka mundësuar foljen e deputetëve nga vendet e tyre./Express/